TIRANE - Policia e Shtetit merr në mbrojtje Arianit Arapin, ish-shefin e krimeve të Komisariatit Nr.6 në Tiranë i cili u kërcënua në telefonin e tij celular menjëherë pas ekzekutimit të kryekomisarit Dritan Lamaj.
MBROJTJA
Burime konfidenciale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit pohuan lajmin, duke theksuar se agjentë të repartit special RESI janë angazhuar në ruajtjen fizike të Arapit dhe të familjes së tij.
Kryekomisari Arapi, i cili prej afro dy muajsh mban postin e shefit të Komisariatit të qytetit të Pogradecit, u kërcënua mbrëmjen e 24 shkurtit në numrin e tij të policisë, ku një tekst kanosës për jetën alarmoi të gjitha strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
(ad.ti/shqiptarja.com)
Comments