TIRANË -- Ministria e Shëndetësisë deklaron se deri më sot nuk ka të dhëna që të konfirmojnë se në Shqipëri është konsumuar, qumësht i kontaminuar. Këtë ka deklaruar sot, Drejtori i Politikave në ministri, Pëllumb Pipero. Megjithatë, Ministria ka nisur hetimin epidemiologjik dhe mostrat e qumështit do të dërgohen deri në laboratorin superior në Romë për të verifikuar nivelin e aflaktosinë.
Comments