TIRANE- Gent Gazheli është në ekipin që sot po merret gjerësisht me zgjedhjet në kryeqytet. E gjen sa në terren, pranë zonës së Medresesë, aq edhe në selinë e Partisë Socialiste duke u kujdesur për të mbajtur të forta financat e një partie në opozitë. Kohët e fundit, shumë i angazhuar edhe për Konventën e fundit të PS, ashtu edhe në takimet e Edi Ramës jashtë vendit. Ka qëndruar gjithmonë "në hije", por jo në mbledhjet e Këshillit Bashkiak. I diplomuar për ekonomi në vitin 1995, i përket atij brezi të rinjsh që vitet '90 të tranzicionit të saponisur e gjetën në vitet e fundit të gjimnazit.
E mandej filloi menjëherë shkollën e lartë, për të vendosur përfundimisht se edhe ai mund të ishte pjesë e ndryshimit. Sot në ekipin e Këshilltarëve bashkiakë të Tiranës, ngre zërin për problemet ekonomike, aq sa edhe për vendimmarrje politike. 41 vjeçari, në një intervistë për shqiptarja.com tregon sesi po përpiqen të ndryshojnë meskinitetin që ofron kryetari i Bashkisë Lulzim Basha për Tiranën. Duke ardhur nga një familje tiranase me rrënjë të thella, tregon dhe për impaktin që kanë politikat lokale, por edhe ato të keqqeverisjes, tek qytetarët, për të cilët, shpreh besimin se në 23 qershor, do ti bashkohen Rilindjes.
(ad.ti/shqiptarja.com)
Comments