USAID, projekt për arsimin e integruar

  • 9 years ago
Nxënës shqiptarë, maqedonas, turq dhe rom të shkollës së mesme të qytetit të Shkupit "Arseni Jovkov" në kuadër të projektit të USAID-it amerikan për integrimin ndëretnik në arsim, u shprehën se janë për mësim të integruar nëpër shkolla. Për të dëshmuar një gjë të tillë nxënësit kishin përgatitur filma të shkurtër, me tema që kanë të bëjnë me bashkëjetesën, paragjykimet dhe stereotipet. Nxënësit thanë se pasi që kishin realizuar filmat, kanë kuptuar se mund të kenë shokë nga të gjitha nacionalitetet që jetojnë në Maqedoni.

"Projekti ishte i mirëseardhur në shkollën tonë. Për shkak se në shkollën tonë ka nxënës të shumë nacionaliteteve, nga grupe të ndryshme etnike. Respektivisht, ky projekt na ndihmoi të kuptojmë se ndryshimet në këtë shoqëri duhet ti shohim si një mënyrë pëe të mësuar diçka më shumë, të shoqërohemi dhe jo si bariera që të ndajnë"..

"Konkretisht kemi bë disa lloje të filmave, kemi zgjedh temat të cilat do ti bëjmë dhe ne kemi bë skenarin dhe të gjitha dhe i kemi punu filmat sëbashku. Puna ka shku shumë mir dhe kemi bë shoqëri se më përpara nuk kemi pas mirëpo pas këtij projekti që e bëmë kemi ardhë në konkludim që mund të kemi shoqëri me maqedonasit dhe mund të shoqërohemi, edhe ata janë njerëz, të gjithë jemi njerëz, pse jo edhe në të ardmen kështu të vazhdon".

Koordinatorja e projektit Xhevahire Pruthi Zajazi tha se në vend ka hapësirë për bashkëpunim mes nxënësve të përkatësive të ndryshme etnik,e por sipas saj mungon komunikimi.

"Me këtë tregohet që fëmijët, prindërit dhe arsimtarët janë të vetëjdishëm se jetojmë në një shtet i cili është multietnik i cili është multikulturor dhe ka shumë hapsirë për të bashkëpunuar, vetëm na duhet më shumë komunikim, me shumë bashkëpunim dhe gjithçka është e mundur", deklaroi Xhevahire Pruthi Zajazi, koordinatore e projektit.

Ajo tha se ky projekt do të përfshijë edhe shumë shkolla fillore dhe të mesme të Komunave me nacionalitete të ndryshme. Melihate Rustemi