Branitellat: Referendum kundër Talat Xhaferrit!

  • 9 years ago
Partia e ish "branitellave" 'Dinjiteti', paralajmëroi se do të mbledh nënshkrime për referendum, kundër emërimit të ish ushtarëve të UÇK-së për ministra në dikastere kyçe në Qeverinë e Maqedonisë. Stojanço Angellov njoftoi sot se do të fillon me mbledhjen e 150.000 nënshkrimeve të nevojshme për referendum. Ai tha se në referendumin eventual qytetarët do të duhet të përgjigjen në 3 pyetje, nëse duan që ish ushtarë të UÇK-së të drejtojnë me ministrinë e mbrojtjes, ministrinë e punëve të brendshme dhe atë të drejtësisë, a pajtohen me amnistinë për ish ushtarët e UÇK-së si dhe pyetja e tretë do të ishte se a pajtohen qytetarët që të miratohet një ligj për të drejta të veçanta për ish pjesëtarët e UÇK-së.

"Bashkëqytetarët tanë shqiptarë të cilët dëshirojnë të jetojnë në paqe me ne maqedonasit, le ti donë sa të duan ballistin Xhemë Hasën, ideologun e UÇK-së Adem Jasharin, komandantin e UÇK-së Ramush Haradinajn ose komandantin e UÇK-së Talat Xhaferin. Le ti donë sa të duan, por nëse vërtetë na respektojnë, nëse vërtetë e duan shtetin tonë të përbashkët, nëse vërtetë dëshirojnë të jetojnë në paqe me maqedonasit, duhet ta dinë se eksponimi i këtyre personave e irriton shumicën e qytetarëve maqedonas", tha Stojanço Angellov, Dinjiteti.

Nga ana tjetër, mbrëmë në një emision në televizionin '24 lajme', ish komandanti i UÇK-së Abedin Zymberi deklaroi se asnjë referendum nuk mund të vendos për largimin e Talat Xhaferrit nga ministria e mbrojtjes. Sipas tij, Xhaferrin mund ta largojë vetëm Ali Ahmeti.


"Për aq kohë sa nuk thotë Ali Ahmeti se Talat Xhaferri duhet të largohet, ai nuk do të largohet. Çfarëdo referendumi të mbahet, çfarëdo presione të ushtrohen nga pala maqedonase, pa vendosur partia nuk mund të largohet Talat Xhaferi. Unë flas për të mirën e Maqedonisë. Nuk mundet që në referendum ndonjë Stojanço Angellov të tregojë se kush është i mirë e kush i keq. Kjo është çështje e matematikës mes dy partnerëve të koalicionit, dhe kjo është e kryer", deklaroi Abedin Zymberi, ish komandant i UÇK-së.

Talat Xhaferri në Ministrinë e Mbrojtjes vjen nga posti i deputetit, ndërsa paraprakisht, prej vitit 2004 deri në vitin 2006 ushtronte detyrën e zv/ministrit të mbrojtjes. Benjamin Arifi

Recommended