Tetovë, Enti për punë sociale demanton Irfan Azizin

  • 9 years ago
Enti për Punë Sociale në Tetovë ka reaguar sot ndaj Irfan Azizit nga fshati Trebosh i Komunës së Zhelinës, i cili ditë më parë në ALSAT M denoncoi problemin që kishte, pasi 5 muaj me radhë, Enti nuk i kishte dhënë këstin e tretë të shtesës fëmijërore, nga fondet që ndahen për fëmijët që janë në shkollë të mesme. Abdylvehap Huseini nga Enti për Punë Sociale tha se Irfan Azizi është vonuar gjatë periudhës së aplikimit për të shfrytëzuar të drejtën për shtesa fëmijërore.

"Shkaku që Irfan Azizi nuk e ka shfrytëzuar të drejtën për kompensim të kushtëzuar të hollave për shkollimin e djalit të tij Berat Azizi që është nxënës në 'Gjoce Stojçeski' në Tetovë, është se në periudhën e parë të vitit shkollor 2012-2013, apo prej 01 shtatorit e deri në fund të tij, Irfan Azizi, me vonesë e ka dorëzuar kërkesën në qendrën tonë. Sa i përket realizimit të të drejtës për pagesë të faturave të energjisë elektrike, Irfan Azii nuk ka aplikuar aspak me kërkesë në qendrën për punë sociale në Tetovë" Abdylvehap Huseini / punëtor social

Përderisa Irfan Azizi dyshon se të punësuarit në Entin për Punë Sociale e pengojnë duke i kërkuar gjithmonë dokumente të ndryshme pa fund, duke ia vonuar përfitimin nga e drejta që gëzon, nga Enti për Punë Sociale hedhin poshtë pohimet e tij si të pavërteta. Nga atje thonë se nuk është e vërtetë se të punësuarit në Entin për Punë Sociale kanë bërë keqpërdorimin e mjeteve të Azizit pasi nuk kanë qasje për të bërë një gjë të tillë. Bashkim Sulejmani

Recommended