Civil: Fushatë për zgjedhje të lira dhe pa dhunë

  • 9 years ago
Në prag të zgjedhjeve lokale, Organizata joqeveritare Civil , ka nisur fushatën e saj për zgjedhje të lira dhe pa dhunë. Projekti në fjalë ka të bëjë me përforcimin e vetëdijes publike për zgjedhje të lira dhe pa dhunë si dhe për parandalimin e parregullsive në procesin zgjedhor në Maqedoni. Motoja e fushatës është 'Përfundimisht është koha për pajtim politik! Nuk bëhet fjalë për Ju. Bëhet fjalë për ne, Qytetarët!'. Kryetari i Organizatës 'Civil' Xhabir Deralla sot ka shprehur shqetësimin e tij rreth agjitimeve që kanë filluar akoma pa filluar zyrtarisht fushata zgjedhore. Ai madje apostrofoi disa raste, ndër to edhe ajo që partitë politike u kanë premtuar fëmijëve ekskursione, po që se prindërit e tyre do të votojnë subjektin e caktuar politik..

"Ka një rast, në një seksion të valltarëve u është premtuar se do ti shpijnë në udhëtime jashtë vendit, po që se prindërit e tyre votojnë për një parti të caktuar. Keqpërdorimi i fëmijëve dhe të miturve është shumë e theksuar, ata mobilizohen që të agjitojnë për parti të caktuara dhe për pjesëmarrjen e tyre në aktivitetet partiake të partive politike. Në Kërçovë është vërejtur se ai i cili do të pajtohet me opozitën dhe nuk do të marrë pjesë në zgjedhje do të shpallet tradhtarë. Në Kavadar, raportohet se një kandidat ofron vauçera me vlerë derisa votojnë për te. Në Shtip partitë e mëdha bëjnë presione ndaj partive më të vogla, nën akuzat e vjedhjes së votave me paraqitjen e kandidatëve të tyre", tha Xhabir Deralla, kryetar i Civil.

Civili, me porosi deri tek aktorët politik në vend se përfundimisht është koha për pajtim politik, meqë nuk bëhet fjalë për ta, por bëhet fjalë qytetarët e vendit. Siaps Derallës Republika e Maqedonisë tash më një periudhë të gjatë vuan nga turbulencat politike të cilat janë pasojë e marrëdhënieve të skajshëm të tensionuara midis partive politike në pushtet dhe atyre në opozitë.

"Civil bashkë me organizatat partnere po tenton edhe njëherë ti ulë në tavolinë opsionet e ndryshme politike, gjegjësisht në fund të kësaj jave të premten, fton ët gjitha partitë politike, kryetarët e më shumë komunave në RM, partitë politike, ftojmë përfaqësuesit e organizatave joqeveritare që të ulen në një tavolinë, në një vend që të debatojnë dhe ti shprehin përcaktimet e tyre për zgjedhje të lira dhe pa dhunë", tha Xhabir Deralla, kryetar i Civil.

Deralla tha se të gjithë aktorët politik në vend e kanë patjetër të kthehen urgjentisht kah interesat e gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe të tregojnë pjekuri në këto ditë të vështira. Këtë ua porosit Civili edhe në kuadër të kampanjës së saj për Zgjedhje të lira dhe pa dhunë 2013.Bedri Rexhalallri

Recommended