Biznesi në varësi të politikës

  • 9 years ago
Subjektet politike në vend pa përjashtim, bëjnë presion ndaj biznesit. Kështu u shpreh profesori universitar Taki Fiti. Ai tha se "Politika është rrënjosur thellë në shumë pore të ekonomisë, ndërsa ekonomia me intensitet të madh i ndjen shtrëngimet politike në punën e saj".

"Tek ne ekziston involvim i lartë i të gjitha qeverive, pa dallim proveniencave politike, në biznes, në kuptim të ndarjes së kompanive në, tonat dhe tuajat, prandaj njerëzit frikohen nga zgjedhja. Drejtorët sponsorizojnë zgjedhjet dhe frikohen cila parti do vijë në pushtet, prandaj shpesh herë ata sponsorizojnë edhe njërin edhe tjetrin opsion. Por, në vende me traditë të madhe demokratike, nuk ka probleme të tilla", deklaroi Taki Fiti, profesor universitarë.

Fiti thotë se sektori bankar në vend është treguar stabil. Sipas tij, pushteti megjithatë, ka marrë edhe disa masa pozitive, siç janë kreditë nga Banka Evropiane për investime që përmes Bankës maqedonase për mbështetje dhe zhvillim janë destinuar për ekonominë, por megjithatë, ai thekson se problemi është në atë se nuk kanë të ndalur shpenzimet joproduktive të qeverisë.

"Mua nuk më frikëson deficiti prej 3.5 %. Ja, le të jetë madje edhe 4 ose 5% në situatë krize, por, problemi është të jetë në infrastrukturë, rrugë, hekurudha, energjetikë, gazifikim, kjo është ajo që fuqishëm mund t'i zvogëlojë shpenzimet në punën e firmave dhe ta përmirësojë klimën e biznesit", tha Taki Fiti, profesor universitarë.

Nga qeveria thonë se për zbutjen e ndikimit negativ të krizës ekonomike, në vazhdimësi po ndërmarrin masa anti-krizë.

"Rritja ekonomike, siç kemi potencuar më shumë herë deri tani planifikohet të bëhet përmes investimeve publike kapitale të cilat janë të parapara edhe në buxhetin për vitin 2013, ku janë të parapara diku rreth 300 milion euro, pikërisht për investime në infrastrukturën rrugore, në energjetikë mirëpo edhe në infrastrukturën hekurudhore, që mendojmë se do të kenë lëvizje pozitive dhe do të shtyjnë rritjen ekonomike ë vend", deklaroi Valon Saraqini, ministër i ekonomisë.

Në ligjëratën që u mbajt në Fakultetin ekonomik, ekspertë gjerman thanë se është vështirë kur plotësisht do rimëkëmbet ekonomia gjermane, por sipas tyre, kriza më shumë se gjysma tashmë ka kaluar.

"Rreziku i vetën në Gjermani gjatë kohës së krizës ishte se ekzistonte mundësia të mos ketë kredi të mjaftueshme për bizneset e vogla, ndërsa pikërisht ato u mundësuan me shpëtimin e bankave nga ana e shtetit. Tek pasi kishte garanci nga shteti, u lehtësua ndarja e kredive. Në momentin kur Gjermania e tejkaloi krizën, shteti u tërhoq", theksoi Peter Rahman, ekspert nga Gjermania.

Maqedonia për këtë vit parashikon rritje ekonomike prej 2.2 për qind. Natasha Stojanovska

Recommended