Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
ROME- Italia që del nga zgjedhjet është ekstremisht e fragmentarizuar, ku dy koalicionet kryesore gjenden pothuajse kokë më kokë. Qendra e majtë me një avantazh të lehtë, kundrejt Berluskonit (31.6 % kundrejt 30. 65% në Senat) por ku fituesi i vërtetë është lëvizja "5 Yjet" e Beppe Grillos, i cili arrin të marrë një rezultat të paprecedentë duke dalë partia e parë më e votuar në Itali dhe duke marrë 23.79 % në Senat dhe 25. 55 % në Dhomën e ulët të parlamentit. 5 Yjet e komedianit Beppe Grillo, i cilësuar si fenomen, është partia që ka më shumë vende në Dhomën e Ulët të Parlamentit, (si parti e vetme jo koalicion). Ndërkohë që Bersani arrin të marrë maxhorancën në Dhomën e Ulët vetëm falë koalicionit por arrin mjaftueshëm të bllokojë koalicionin Pdl- Lega Nord të Berluskonit dhe aleatët e tij. Ndërsa Senati i ndarë dhe i pamundur për tu qeverisur nga një koalicion i vetëm
(ad.ti/shqiptarja.com)

Category

📺
TV
Comments

Recommended