Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
TIRANE- Një telefonatë nga Selaniku ka tradhtuar Arben Frrokun, (Foto) 44 vjeç dhe Jak Jaku, 31 vjeç të arrestuar për akuzën e vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj mbrëmjen e 24 shkurtit

Nga burime të sigurta policore të cituara nga Shqiptarja.com (print) mësohet se në bazë të të dhënave të marra nga sistemi TIMS, ata kanë kaluar kufirin në orën 21:24 të ditës së dielë. Burimet thonë, se Frroku është "tradhtuar" nga telefoni celular, ku gjatë një telefonate pas ngjarjes, ai ka telefonuar një të njohurin e tij në Greqi, ku e vinte në dijeni se po nisej për andej. Zyrtarisht policia tha se, u arrit në konkluzionin se vrasja e kryekomisarit Dritan Lamaj ishte kryer nga autorët e dyshuar për shkak të detyrës si punonjës policie. Po sipas deklaratës publike të Policisë së Shtetit, gjatë ditës së djeshme u ushtrua kontroll në banesat e autorëve të dyshuar, ku në banesën e Jakë Jakut dhe Ndue Jakut u gjetën: një snajper, dy armë zjarri kallashnikov, një pistoletë tip "Bereta", 2 armë gjahu dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh e municionesh të llojeve të ndryshme. Gjithashtu në të njëjtën banesë agjentët policorë gjetën dhe sekuestruan 529 gram heroinë, 396 gram kokainë dhe 35 gram marijuanë. Pas kontrollit policia arrestoi 21-vjeçarin Ndue Jaku.
(ad.ti/shqiptarja.com)

Category

📺
TV
Comments

Recommended