Në teatrin Shqiptar në Shkup, më 26 Shkurt do të vijë premiera e shfaqjes 'Gishti'. Autorja e veprës Doruntinas Basha, dhe regjistroi Agon Myftari ndanë sot me publikun, disa nga detajet e pritshme mbi këtë vepër. Boshti i kësaj vënie skenike është lufta në Kosovë, por lajtmotivi i saj është aktual në çdo kohë. 2 gra, vjehrra me nusen e saj, janë personazhet kryesore, të cilat ngrysin çdo ditë me shpresën e rikthimit të djalit nga lufta. Ato jetojnë bashkë prej 10 vjetësh, nën kacafytje dhe mospajtime, por, ajo që i bashkon dhe ul tensionet mes tyre, është vetëm pritja, se një ditë, djali do të kthehet i gjallë. Në skenë është edhe një grua e tretë, e cili paragonin një person virtual që përfaqëson mendimet në kokat e grave. Vepra luhet nga Amernis Jovanovska Nokshiqi, Zarije Jonuzi dhe Drita Kaba Karraga. Autorja e veprës Doruntina Basha falënderoi mikpritjen e teatrit shqiptar që i hapi dyert vënies skenike për herë të parë të kësaj vepre në gjuhën shqipe. Ndërsa regjisori Agon myftari, shprehet i bindur në pjesëmarrjen e lartë të spektatorëve, jo vetëm për lojën e mirë të aktorëve, por edhe të aktualitetit që ka lufta në Kosovë, si dhe universalizmit të saj si fenomen kudo në botë. Alsat-M