Qafë-Thanë, lëvizja e lirë me letërnjoftime

  • 9 years ago
Lëvizja vetëm me letërnjoftime mes qytetarëve të Maqedonisë dhe Shqipërisë po zhvillohet pa pengesa thonë qytetarët e anketuar nga Alsat-M lidhur me ecurinë e kësaj marrëveshje ndërshetëtore të nënshkruar në nëntor të vitit 2010. Marrëveshja thonë ata ka lehtësuar qarkullimin e qytetarëvë mes dy vendeve ndërsa sipas të dhënave ajo ka çuar edhe rritjen e numrit të vizitorëve me mbi 50 për qind.

"Kjo është një përparësi e madhe e dy qeverive të Maqedonisë dhe Shqipërisë,dhe prej atëherë është rrit numri i lëvizjes qytetarëve mbi 50 për qind, kështu që prej 2011 dhe 2012 është rritur mbi gjashtë dhjetë mijë qytetarë që kalojnë në kufi", deklaroi Fisnik Hani, kryeshef i qendrës rajonale për punë kufitare.

Lehtësimin e lëvizjes së lirë e dëshmojnë edhe vet qytetarë që kalojnë mes dy vendeve tona,si ato nga Shqipëria që udhëtojnë për në Maqedoni dhe anasjelltas.

"Unë kam kaluar këtu në vitin 1979 atëherë ne merrnim si grup studentësh leje prej ambasadës në Beograd e kështu që këtu shumë rrallë shumë vështirë ishte për të kaluar këtë kufi, tani e kemi aq të lirë sa që kur të na kujtohet dalim dhe asgjë nuk paguajmë, me letërnjoftimi shkojmë vijmë, kalimi është i lehte, shërbimi është i mirë, çdo gjë është në rregull".

"Është më mirë dhe më e lehtë nga njëra anë edhe si dokument është më e lehtë të mbahet të mbahet një letërnjoftim sasa një pasaportë. Jemi shumë të kënaqur në çdo aspekt, është shumë e lehte siç ishte me pasaporta".

"Jemi shumë të kënaqur nga ana doganore maqedonase, nuk na nxjerrin pengesë fare, brenda rregullave, me dokumentacion me siguracion të rregullt, mbarojmë punë kthehemi pa asnjë shqetësim".

"Jemi shumë të kënaqur,d.m.th pengesa nuk kemi, sa vijmë këtu direkt ikim, nuk na pengon njeri, me karta identiteti u bë shumë mirë, dhe me lejet e qarkullimit nuk kemi problem".

Lëvizja vetëm me letërnjoftime e qytetarëve mes dy vendeve përveç lehtësimit të qarkullimit, ka ndikuar pozitivisht edhe në aspektin ekonomik dhe atë të turizmit. Durim Etemi

Recommended