Maqedonia lëviz mbrapa sa i përket përfaqësimit të grave në drejtimin e pushtetit lokal. Në zgjedhjet e 24 marsit nga gjithsej 268 kandidatura të dorëzuara vetëm dy janë kandidate femra, Teuta Arifi dhe Jagnulla Kunovska. Nga Lidhja e organizatave të grave të Maqedonisë shprehen të pakënaqura nga përfaqësimi i tillë dhe nga dështimi i marrëveshjes së dhjetorit me subjektet politike për përfaqësim më të madh të grave në zgjedhjet lokale. Numri një i kësaj organizate Savka Todorovska nuk përjashton mundësinë që në këtë drejtim të ketë ndikuar edhe ngjarjet e 24 dhjetorit.
"Të gjithë premtuan se do të bëjnë përpjeke që numri i kandidaturave femra të jetë më i madh se deri më tani. Por për fat të keq ajo që ndodhi më 24 dhjetor me siguri vrau sërish dëshirën dhe gatishmërinë e grave që të angazhohen për një funksion të tillë...Dy kandidate nga 85 apo edhe më shumë sa do të jenë, paraqet jo numër të papërfillshëm por thjeshtë është numër që nuk duhet as përmendur. Për mua personalisht më inkurajon fakti se ndoshta të dyja kandidatet do të fitojnë pasi në këtë mandat nuk kishim asnjë për dallim nga mandatet e kaluara", deklaroi Savka Todorovska, Lidhja e grave të Maqedonisë.
Sektori joqeveritar që merret me këtë problematik vlerëson se kodi zgjedhor duhet të pësoj ndryshime me çka kuota prej 30 për qind të vlej edhe për kandidatet për kryetar komune e jo vetëm për zgjedhjet parlamentare. Si zgjidhje tjetër nuk përjashtohen edhe listat e hapura.
"Ne si OJQ nuk jemi aspak të kënaqura. Pse? Për arsye se mendojmë që është koha që të bëhen ndryshime në kodin zgjedhor në mënyrë që të gjendet ndonjë mënyrë tjetër p.sh. pse edhe aty të mos përdoret mënyra e kuotave, sistemi i kuotave le të përdoret ngase nuk mund të arrijmë neve asnjëherë që gruaja të kandidohet si kryetare e komunës kështu që me një grua tani për tani sa ka prej grave tona mendoj që nuk mjafton", tha Xhane Kreshova, kryetare e Forumit të gruas.
Për përfshirjen më të madhe të grave në krye të komunës mund të bëjnë edhe forumet e grave në kuadër të partive politike, thotë Todorovska. Sipas saj gratë duhet të marrin pjesë në të gjitha aktivitetet partiake përfshirë edhe në përgatitjen e listës zgjedhore.
"Sigurisht se munden shumë, në periudhën e kaluar punuam shumë me të gjitha forumet e grave të partive parlamentare. Te të gjithë ato ekziston gatishmëri, dëshirë por është më se e qartë se listat nuk i bëjnë ato. Andaj rekomandimi ynë deri te grat në partitë politike, të jenë të barabarta në përgjegjësit, angazhimet, aktivitetet me kolegët e tyre politik", theksoi Savka Todorovska, Lidhja e grave të Maqedonisë.
Sindromi i përfaqësimit të dobët të femrës në garën zgjedhore është prezent me vite në radhë të parë për shkak të stereotipeve dhe paragjykimeve në shoqëri ndaj rolit të gruas. Sektori joqeveritar për barazi gjinore rekomandon që partitë politike të kenë trajtim të njëjtë ndaj kandidatëve brenda partisë duke i edukuar ato për zgjedhje lokale, parlamentare dhe presidencial...