Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Faktorët politikë në vend duhet të dëshmojnë pjekuri dhe kapacitet politik dhe të mbajnë llogari për efektet në plan afatgjatë sepse çdo fitore në pista të shkurtëra mund të jetë me pasoja të mëdha për vetë vendin. Kështu shprehet shefi i misionit të OSBE-së në Maqedoni Ralf Bret në intervistën javore të Radios Evropa e Lirë. Sipas tij, zgjedhjet pa opozitën përjashtojnë garën zgjedhore dhe me këtë zgjedhjet sado që të organizohen në mënyrë të drejtë dhe demokratike do të jenë të zbehura. Kjo shprehet ambasadori Bret do të ketë efekt negativ dhe do të ndikoj në imazhin e shtetit si demokraci funksionale. Mendoj që ky është shqetësimi që ndan bashkësia ndërkombëtare. Ne themi që politikanët dhe personalitete me përgjegjësi e kanë patjetër që në plan të parë t'i kenë interesat e vendit, të mendojnë për kompromis, shprehet ambasadori i OSBE-së.

"Bojkoti i zgjedhjeve lokale nga partia më e madhe opozitare gjithsesi se do të jetë një hap prapa për shtetin dhe për institucionet demokratike. Pa marrë parasysh se sa mirë do të realizohen zgjedhjet, po që se ndodh një bojkot i tillë, zgjedhja e votuesve do të jetë e kufizuar dhe gara në zgjedhje do të vihet në pikëpyetje. Ne si OSBE, kuptohet që jemi të brengosur nga një zhvillim i këtillë i ngjarjeve, për reformat që po rrjedhin dhe për situatën e sigurisë. Nëse vazhdon ngecja, ajo do të ketë efekte negative afatgjate. Prandaj ne u bëjmë apel të gjithë liderëve politikë që të vazhdojnë me dialogun politik dhe të japin gjithçka prej vetes që të kapërcehet kjo situatë dhe të arrihet te zgjidhja e mundshme", deklaroi Ralf Bret, ambasador i OSBE-së.

Bret derisa flet për pasojat që do ti përjetoj vendi nga ngërçi politik nuk përjashton mundësinë që kjo të reflektohet edhe tek investitorët si ato vendor po ashtu edhe ato të huaj.

"Unë mendoj, dhe kam arsye të besoj se aktorët politikë mendojnë për këtë dhe e vlerësoj potencialin e kësaj situate, por më e rëndësishme është që të mos mendojnë për vetëm leverdinë afatshkurtër, por efektet afatgjate. Efektet afatgjate mund të shkaktojnë humbje për të gjithë aktorët. Krahas asaj që është e dukshme e kam patjetër që edhe njëherë të them se po vazhdoi ngecja, ajo do të komprometoj jo vetëm objektivat strategjike të vendit, por edhe besimin e qytetarëve në institucionet demokratike dhe mund të ndikoj në vendimet e investitorëve potencialë në vend", tha Ralf Bret, ambasador I OSBE-së.

Në intervistën javore Bret ka folur edhe për lirinë e mediave si pasqyrë e cila reflekton demokracinë e një shteti. Se në çfarë gjendje janë mediat në Maqedoni më së miri flet rënia e që është shënuar në raportin e 'Reporterëve pa kufij', ku Maqedonia vitin e kaluar ka shënuar një rënie prej 20 vendeve. Bedri Rexhallari

Category

📺
TV
Comments

Recommended