Levan-Tepelenë, firma greke heq 140 punëtorë, kërkuan pagat

  • 9 years ago
GJIROKASTER - Rreth 140 punëtorë të firmës greke të ndërtimit "AEGEK" që merret me ndërtimin e aksit të jugut Levan-Tepelenë, janë pushuar nga puna. Shkaku sipas tyre, ka qenë në ngritja e zërit dhe protestat e zhvilluara në muajin nëntor-dhjetor, për të kërkuar pagat e prapambetura. Drejtuesit e firmës greke AEGEK e cila është larguar nga Shqipëria për probleme financiare, i'a deleguan këtë përgjegjësi, firmës nënkontraktore shqiptare WEGA. Nga ana e vet, drejtues të kësaj firme nga Shkodra, zbatuan në mënyrë "korrekte" porosinë e firmës greke për largimin nga puna të të gjithë punëtorëve që kërkonin të drejtën e tyre përmes protestave, pagat e prapambetura prej 6 muajsh.
(ad.ti/shqiptarja.com)

Recommended