Gazetarët komentojnë krizën politike në vend

  • 9 years ago
Zhvillimet e fundit në Maqedoni kanë arritur kulmin e krizës politike. Megjithatë burimi nuk është nga 24 dhjetori, por gjeneza e kësaj krize daton shumë më herët, që nga ardhja në pushtet e VMRO-DPMNE-së me në krye Nikolla Gruevskin, kështu vlerësuan gazetarët e ftuar në emisionin e mbrëmshëm 'Rruga drejtë...' . Për Lupco Zikovin opozita në mungesë të ofertës konkrete e ka vështirë të rrëzoj nga pushteti Nikolla Gruevskin , ndërsa Olivera Trajkovska thotë se duhet ti jepet fund zërave se do të kemi ose jo zgjedhje lokale më 24 mars. Opozita tha do të bojkotoj zgjedhjet dhe kjo duhet respektuar, përgjegjësin për këtë le ta mbajnë ata tha Trajkovska.

"Në këtë moment udhëheqësia e LSDM-së nuk ka kapacitet që të grumbulloj një dallim të madh votuesish pas zgjedhjeve ta fitoj Gruevskin ashtu siç kërkon, supozoj, ja të bëj qejf sonte, shumica e qytetarëve të Maqedonisë. Për mua Nikolla Gruevski nuk është Hitler, nuk është Millosheviq, nuk është regjim, por është pushtet që duhet të fitohet në zgjedhje legjitime, se do të jenë të parakohshme apo të rregullta ajo varte nga udhëheqësia dhe kapaciteti i opozitës që ti imponoj. Dhe kjo është teza kyçe ku ndërtohet fronti i këtij diskutimi", tha Lupço Zikov, gazetar.

"Vlerësoj se kjo çështje rreth zgjedhjeve lokale duhet të mbyllet. LSDM solli vendim, ajo bojkoton. Ne nuk mundemi të bëjmë kërdi nga ligjet vetëm pse në një moment Gruevskit i është kujtuar se mund të pranoj dhe të gjejnë ndonjë pikë të përbashkët. Kriza është në një vend tjetër dhe duhet të gjejnë mënyrë ta zgjidhin atë. Prandaj JO për vazhdimin e afatit për kandidim. Ose do të mësojmë rregullat dhe do të bartim rendësin e vendimeve. LSDM vendosi ashtu siç vendosi dhe e respektojmë vullnetin dhe kjo është kjo", u shpreh Olivera Trajkovska, gazetare.

"Mu kujtua çështja që shpesh na e parashtrojnë të rinjtë, pse Maqedonia është e fundit sa i përket shtetit juridik, sa I përket pavarësimit e kështu me radhë. Pasi e ndoqëm dhe me siguri e ndjekim logjikën, aty ku janë të gjithë turqit aty është edhe Hasani. 7 vjet jetojmë në një krizë të tillë, le të jenë 5 dhe 15 vite më herët jo në një krizë të tillë dramatike dhe të mos ketë guxim të ecet para, kjo është vërtetë njohuri tragjike", deklaroi Branko Gerovski, gazetar.

Gjatë debatit nuk u anashkalua as emërimi i Talat Xhaferrit në postin e ministrit të mbrojtjes. Kjo sipas gazetarit Aco Kabranov, është marrëveshje mes partnerëve ët koalicionit qeveritarë për rritjen e rejtingut të BDI-së.

"Më duhet ët them se mua personalisht aspak nuk më pengon sepse nuk jam patriot. Ata janë patriotë. VMRO-istëve si patriot ju pengon dhe janë nervoz që një ish komandant i UÇK-së është emëruar ministër i mbrojtjes me propozim të liderit të tyre. Dhe bash mirë që bëjnë pauzë, meqë kam përshtypjen se Ahmeti ka filluar ta harxhoj Gruevskin. LSDM-ja e harxhoi PPD-në, VMRO-ja e harxhoi PDSH-në a tani kur të gjithë po mendojmë se Ali Ahmeti është marionetë në duart e Gruevsklit, doli se Ali Ahmeti...

Recommended