Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Ministri i arsimit Pançe Kralev dhe zëvendësi i tij Safet Neziri prezentuan rezulatatet e proejktit për arsim multientik që u realizua për një vit rradhazi. Ata vlersuan se rezulatet e arritura në të ardhmen mund të bëhen edhe pjesë e planprogrameve mësimore në ciklin fillor. Akjtivietet të cilat u realizuan gjatë këtij projekti ishin kampi veror multietnik, autobusi multi-kulti, karvani i artit, orët e lira dhe trajnimi i drejtorëve dhe kuadrit menaxhues në mjedise multikulturore.

"Nuk është mirë që gjithmonë të fillojmë me ndryshime të pla nprogrameve mësimore në bazë të vërejtjeve ose komenteve, më mirë është të fillohet me një proces ku të gjithë do të kenë mundësi të përfshihen si vollonterë, të dëshmohen rezultaet dhe të njejtat rezultate më pas të zbatohen në një nivel më të lartë nacional", tha Pançe Kralev, ministër i arsimit.

Sipas Niezirit, projekti kishte për qëllim integrimin e nxënësve nga mjedise të pastra dhe të përziera etnike, njohja me kulturën e ndërsjellë, traditën dhe zakonet si dhe njohja e bashkësisë tjetër.

"Ky është një rezultat pozitiv që mendoj se mirë do të kishte qenë për një bashkëjetesë edhe për njohjen e kulturave, traditave, zakoneve të njëri tjetrit dhe mendoj që duhet të zgjerohet dhe të vazhdohet edhe më tutje edhe nëpër shkollat tjera të Maqedonisë", deklaroi Safet Neziri, zv ministër i arsimit.

Projekti për arsim muletietnik u realizua nga Ministria e Arsimit ku morën pjesë më shumë se 4 mijë nxënës dhe mbi 500 mësues nga komuna të ndryshme të Maqedonisë. Projekti financiarisht u mundësua nga ambasada norvegjeze në shumë prej 20 milionë denarë. Melihate Rustemi

Category

📺
TV
Comments

Recommended