Lideri i LSDM Branko Cërvenkovski në përgjigjen ndaj letrës së komisionerit për zgjerim të BE-së Shtefan Fyle ka ri-theksuar gatishmërinë e tij për tejkalimin e krizës politike përmes dialogut politik duke shpresuar se kësaj here edhe kryeministri do të demonstroj një vullnet të ngjashëm.
"Ne si në periudhën e kaluar edhe në të ardhmen jemi të gatshëm për dialog politik i cili do të sjell deri te marrëveshja politike mes pushtetit dhe opozitës. Për fat të keq një vullnet i tillë politik së paku në periudhën e kaluar nuk u demonstrua nga ana e kryeministrit Gruevski i cili të gjitha iniciativat dhe propozimet tona i hodhi poshtë, për të cilat shpresoj të jeni të informuar. Shpresoj që duke qenë përball përgjegjësisë së madhe për ardhmërinë e vendit zoti Gruevski dhe partia e tij VMRO-DPMNE do të demonstrojnë dëshirë të vërtetë për zgjidhjen e jo për thellimin e krizës politike", thuhet në letrën e Cërvenkovskit.
Sipas LSDM faji bie mbi partin e Gruevskit sa i përket pasojave nga bojkoti i opozitës në zgjedhjet lokale në veçanti në komunat ku maqedonasit nuk janë shumicë.
"LSDM tha qëndrimin e qartë sa i përket zgjedhjeve lokale, gjithçka tjetër është spekulim. Sa i përket faktit se si do të ndikoj bojkoti i opozitës në komunat e caktuara ku maqedonasit nuk janë shumicë duhet të mendoj Gruevski dhe VMRO-DPMNE, e cila e solli Maqedoninë të ketë bojkot të zgjedhjeve lokale nga opozita", deklaroi Renata T. Deskovska, LSDM.
Nga LSDM-ja demantuan zërat se Jani Makraduli shfrytëzon veturën e parlamentit duke thënë se nga 24 dhjetori ai ka heq dorë nga të gjitha privilegjet e nënkryetarit të parlamentit. Gjyltene Rexhallari
Comments