Në kushte të mungesës së ideve dhe programeve konkrete, paritë politike zgjedhin edhe format më të vrazhda të fushatë-bërjes. Rëndësi për to ka vetëm përfitimi i pikëve politikë. Kështu, përbaltja e figurave politike apo kundër-kandidatëve, fenomen i njohur që në fillimet e demokracisë së brishtë post-komusniste, vazhdon të bëjë rrugë në Maqedoni. Për analistët, kjo fushatë 'negative' nuk i çon partitë drejt triumfit, përkundrazi, rrisin tensionet që nga ato ndërqytetore, ndër simpatizantësh e ndër-politikanës. Çelësi i suksesit si në aspektin politik, ashtu edhe në përftimin e një shoqërie më paqedashëse, është vizioni, ofertat dhe politikat publike që zgjidhnin realisht problemet e qytetarëve.
"Partitë politike në mungesë të vizionit, idesë se si duhet të zgjidhen problemet e caktuara përcaktohet për ta përbaltur kundërshtarin e tyre vetëm e vetëm se nuk kanë ide..Kurrë njëherë nuk fitohen zgjedhjet vetëm duke e përbaltur kundërshtarin por shumë më tepër duhet të ofroni ofertë, jo pse nuk duhet ta votojë kundërshtarin por pse duhet të ju votojë juve, kjo është pyetja më e rëndë që duhet t'i përgjigjet çdo kandidat dhe parti politike që del në zgjedhje.. Aq më tepër kur bëhet fjalë për zgjedhjet lokale...qytetari është i interesuar se çfarë rruge do të ketë, do te ketë ujë për pije, kanalizim, mundësi për parkim, gjelbërim pra problemet janë shumë konkrete prandaj fushata duhet të realizohet me programe konkrete për çdo problem me të cilat ballafaqohet qytetari", tha Rizvan Sulejmani, analist.
Sipas analistit tjetër Petar Arsovski, në kushtet e një situate të tendosur mes partive politike, në vend të programeve konkrete, fokusin e partive politike e përkushton kriza aktuale.
"Ne jemi në prag të zgjedhjeve lokale ku sipas rregullave duhej të dominonte fushata pozitive apo fokusi, të ishte tek programet e tyre. Kryetarët e komunave duhet të prezantohen me plane dhe projekte që do t'i realizonin në mandatin e tyre të ardhshëm. Por e gjithë kjo është e mbuluar nga kriza aktuale politike, dhe një nivel i lartë tensioni politik, gjë që e bëjnë jo tërheqëse zgjedhjet lokale. Partitë tani merren me krizën globale politike, ngjarjet brenda dhe jashtë parlamentit, mundësitë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare..Ky fakt dhe tensioni i rritur politik i vendos nën hije zgjedhjet lokale, dhe i bën liderët që të përqendrohen tek fushata negative dhe jo pozitive, sepse 'de facto' fushatat nuk udhëhiqen nga kryetarët e komunave por nga paritë politike dhe liderët e partive", deklaroi Petar Arsovski, analist.
Sipas analistëve fushata negative tek elektorati përjetohet si apati, cinizëm dhe pjesëmarrje e ulët në votime. Për shkak të zhvillimet të një fushate dhe retorike të ulët, njerëzit më tepër preferojnë bojkotin, se sa të dalin në votime dhe të bëhen domosdoshmërish, pro apo kundër një kandidati. Semra Jakupi
Comments