Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Me 64 vota pro dhe asnjë kundër sot, kuvendi ratifikoi marrëveshjen për hapjen e vendkalimit të ri kufitar mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, Xhepishtë-Trebishtë. Ndërkohë deputeti i RDK-së opozitare Izet Zeqiri kujtoi partinë shqiptare në pushtet BDI-në, se prej kohësh ka premtuar hapjen e vendkalimit kufitar Bellanoc-Stançiq, por asgjë konkrete nga ajo.

"Ky vendkalim besoj se do të përmirësojë komunikimin e mirë dhe qytetarët do të udhëtojnë 30 kilometra më pak në vendkalimin Bllata dhe qytetarët faktikisht për gjysmë ore do të mbërrijnë në qytetin e Dibrës. Unë dëshiroj të ngrejë e dhe një çështje tjetër që nuk është vetëm vendkalimi Xhepishtë-Trebishtë por ka edhe vendkalime të tjera të cilat premtohen dhe nuk realizohen. Me lejoni të përmendi shqetësimin e banorëve të Kumanovës, të përmendi atë që është faktikisht një breng vendkalimi kufitarë Bellanoc-Stançiq. Ky vendkalim faktikisht edhe pse u premtohet qytetarëve, nuk realizohet", tha Izet Zeqiri, RDK.

Ndërkohë Ermira Mehmeti-Devaja, theksoi se ajo dhe partia e saj nuk kanë harruar vendkalimet e apostrofuara nga deputeti Zeqiri dhe u shpreh se po punohet në drejtim të hapjes së tyre.

"Unë jam shumë e bindur se në periudhën që vjen do të bëhet hapja e këtij kalimi kufitar duke pas parasysh se është nevojë imediate e qytetarëve të kësaj zone. Nuk e kemi harruar, nuk e kemi anashkaluar, nuk e kemi mënjanuar, përkundrazi kemi punuar dhe vazhdojmë të punojmë në kontinuitet për hapjen e këtij kalimi kufitar", deklaroi Ermira Mehmeti -- Devaja, BDI.

"Zonja Ermira nga e thëna në të bërë ka një det të tërë. Ju vazhdimisht premtoni por nuk realizoni. Urime me vendkalimin Gjepisht-Trebishtë, maqedonasve të Shqipërisë ua keni shkurtuar rrugën për 30 kilometra, kurse shqiptarëve të Likovës ua keni zgjatë rrugën për 200 kilometra kah Bllaca. Urime edhe njëherë", kundërpërgjigjet Izet Zeqiri, RDK.

Hapja e paralajmëruar e kufirit mes Kosovës dhe Maqedonisë, në pikën Bellanoc-Stançiq duket se nuk do të hapet gjatë këtij viti. Autoritet kanë njoftuar se aksi rrugor lidhës, do të përfundojë brenda vitit 2013. Bedri Rexhallari

Category

📺
TV
Comments

Recommended