Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Ishte nisur për të siguruar kafshatën e bukës, por gjeti vdekjen. Një 48 vjecar, ka mbetur sot viktimë e një incident tragjik në pikën e grumbullimit të mbeturinave Drislla. Avdil Baftjari, siç do ditë në orën 9 të mëngjesit, shkonte të mblidhte shishe plastike, por sot, drejtuesi i buldozerit që presonte mbeturinat, nuk e ka vërejtur, duke e marrë përpara babanë e 4 fëmijëve; Sadetes 14 vjeçare, Senatin 12, Bejtullaun 10 dhe Beharin 5 vjeçar. Familjarët e tij shprehën mërzinë dhe revoltën ndaj incidentit, aq më tepër, pasi nuk morën asnjë ngushëllim nga Ndërmarrja Publike e Përpunimit të Mbeturinave.

"Aty dilte po edhe aty ja çfarë i ndodhi..kinse të ruaj fëmijët..A ka fitu diçka? Hiq, hiq, kurrgjë nuk ka, me zor ka jetuar, krejt me zor, pa punë pa kurrgjë..Sot doli, qe një javë nuk ka dalë, sot doli edhe sot shkojë, na I la fëmijët. Erdhën fëmijët që kanë qenë atje, krejt shkojnë atje, erdhën dhe tregun, çka të bëjmë prej Allahut nuk ke ku të shkosh..Ma nuk ka, ku do të marrin, çka do të marrin, krejt të vegjël, krejt në shkollë janë", u shpreh nëna e viktimës.

Familjarët dhe banorët e fshatit Batincë, thonë se 48 vjeçari është viktima e 6-të që shënohet në këtë pikë të grumbullimit dhe përpunimit të mbeturinave. Për banorët e Batincës, mbledhja e shisheve plastike apo hekurishteve, është mjeti i vetëm për sigurimin e mbijetesës.
Sinkron: banor

"Këtu ishim katër pesë vetë, kur e gjetëm ishte i mbytur, e morëm dhe e nxorëm këtu se ke tu e mbuluar buldozeri me bërllok. Buldozeri ishte duke shkuar mbrapa ama dëshironte ta mbuloje me bërllok".

Kjo nuk është radha e parë por është e gjashta, e gjashta herë që mbytën në këtë vend. Nuk marrin masa as kryetarë askush, çka është ky fshat nuk e di. 10 mijë banorë është ky fshat e sot mos me ardhur kryetari jonë këtu e ta sheh, sikur me mbyt një mace, në cilin shekull ne jemi, a 10 ose 21"..., u shpreh një banor.

"Ky ka ardhur për një kafshatë bukë, ka mbledhë shishe dhe i ka ushqyer fëmijët e vet, ai nuk ka ardhur prej qejfit. Nuk ka ardhur për të vjedhë, nuk ka ardhur për tu ngacmuar po këtu vijnë 100 banorë që jetojnë prej kësaj deponie, që mbledhin shishe, papunësi e madhe. Ky në vend se t'ju dërgoje një kafshatë bukë fëmijëve ky shkon I vdekur të familja".., u shpreh një tjetër banor.
Melihate Rustemi

Të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë këtë familje, në këto ditë të vështira, mundë të kontaktojnë në këto numra telefoni:
070/543-247
070/431-156

Category

📺
TV
Comments

Recommended