Branitellat kundër Talat Xhaferrit

  • 9 years ago
Emërimi i Talat Xhaferit si ministër i ri i mbrojtjes ka shkaktuar reagime në partinë e ish branitellave 'Dinjitetit'. Përderisa në Kuvend po diskutohej propozimi për zgjedhjen e ministrave të rinj, lideri i 'Dinjitetit' Stojanço Angellov, para Kuvendit u bëri thirrje deputetëve të VMRO DPMNE-së të mos votojnë ish Komandantin e UÇK-së për ministër të ri të mbrojtjes të Maqedonisë. Sipas Angellovit, udhëheqja e mbrojtjes nga një ish komandant i UCK-së është si kripë në plagë për maqedonasit.

"A pak e kishte amnistinë, a pak e kishte që u bë deputet, paska merak të bëhet ministër. Le të bëhet edhe ministër, edhe pse ka qenë komandant në UCK, por nuk duhet të jetë patjetër ministër i mbrojtjes. Ky është një absurd që tek në nxit ndjenjën e vjelljes, mundimit, revoltit dhe zemërimit, dhe ne sjelljet e kësaj qeverie dhe kësaj udhëheqësie tradhtare të VMRO DPMNE-së nuk t'i përcjellim të heshtur. Për këtë shkak në të ardhmen do të ndërmarrim diçka, ndoshta edhe të ashpër", tha Stojanço Angellov, Dinjiteti.

Por qytetarët shqiptarë të anketuar nga ALSAT M, mirëpritën emërimin e Talat Xhaferrit për ministër të mbrojtjes.
"Ajo është gabimi më i madh, nëse ka qenë luftëtarë duhet të njihet si luftëtarë, e jo si politikan".

"Ka të drejtë të bëhet ministër. Mirë është, shumë bukur, shumë mirë. Ai ka dijeni për atë punë".

"E meriton atë, sepse ka qenë komandant. Të shohim edhe këtu si do të kalojë".

"E shkëlqyer. Nëse ka pasur merita në luftë, me siguri do të ketë merita edhe në ministri"
Talat Xhaferi në postin e ministrit të mbrojtjes zëvendëson Fatmir Besimin i cili edhe zyrtarisht u emërua zv/ kryeministër për euro-integrime. Benjamin Arifi