Tetovë, policia arreston hajnat

  • 9 years ago
Në një aksion të policisë në Tetovë, janë arrestuar shtatë persona, nën dyshimin se kanë plaçkitur nëpër shtëpitë boshe në rajonin e Tetovës. Tek personat e arrestuar, policia ka sekuestruar gjërat që personat dyshohet ti kenë plaçkitur nëpër shtëpi. Kryeshefi i policisë së Tetovës Shefik Bajrami tha për ALSAT M se dëmi i shkaktuar nga plaçkitjet në rajonin e Tetovës arrijnë shifrën e 10 mijë eurove. Ai paralajmëroi se policia po punon në zbardhjen edhe të rasteve tjera të plaçkitjeve.

'Nga personat e dyshuar arritëm të konfiskojmë një sasi të madhe të gjësendeve të vjedhura, të cilat ua kemi dërguar edhe me fotografi me çka dëmi arrin shumën mbi dhjetë mi euro vjedhjet janë kryer në regjionin e Tetovës, dhe punohet për vjedhje të rënda nëpër shtëpi banesa dhe magazinë të ndryshme, por arritëm të vendojmë nën pranga shtatë persona të dyshuar për vjedhjet dhe ditëve në vazhdim në prokurorinë themelore të Tetovës do të ngremë edhe paditë adekuate', tha Shefik Bajrami, kryeshef i SPB Tetovë.

Bajrami tha se policia në këtë aksion ka bashkëpunuar me qytetarët. Ai kërk0on nga qytetarët që shtëpitë dhe objektet e tyre afariste ti sigurojnë me alarme.

'Falë bashkëpunimit me qytetarët dhe besimin që kanë tek ne arritëm ti zbulojmë të njëjtët, dhe me këtë tempo do vazhdojmë edhe në të ardhmen. Qytetarëve ju sugjerojmë të rrisin bashkëpunimin me forcat e rendit, të kenë bashkëpunim dhe besim tek ne se ne jemi në shërbim të tyre po fundi fundit edhe ekzistojmë për ta, të pajisen me alarme siç përmendët ju para disa edicioneve informative në Alsat, sepse nuk kanë kosto të madhe por përdoren në të gjitha vendet e civilizuara', tha tha Shefik Bajrami, kryeshef i SPB Tetovë.

Për dallim nga viti i kaluar, këtë vit në rajonin e Tetovës hajnat kanë operuar nëpër shtëpi të b=mërgimtarëve të boshatisura si dhe argjendari. Plaçkitja më e rëndë në këtë rajon ndodhi në fshatin Kamjan të Tetovës. Pasi kishin plaçkitur shtëpinë, hajnat kishin sulmuar fizikisht një grua të moshuar. Bashkim Sulejmani

Recommended