TIRANE - Ndodhet e vetme në dhomen numer 3, të katit të dyten, në të ashtuquajturin, "Materniteti i Vjetër i Tiranës". Gjëndja e saj psikike nuk është e mirë dhe duket se as vetë nuk e ka kuptuar se çfarë i ka ndodhur, apo pse ndodhet aty. Nuk flet përveç ndonjë fjale me shkëputje.
Florie Peçi, studentja nga Librazhdi, e cila u dërgua në Austri në gjëndje kome, pas aksidentit të vitit të kaluar në Himarë, herë herë qesh, ndoshta dhe kur bëhen biseda që s'kanë nota humori, herë duket e merzitur. Ajo ndodhet në muajin e pestë të shtatzënisë dhe prej datës 25 janar, është e shtruar në Spitalin Obstetrik Gjinekologjik "Mbretëresha Geraldinë". (ad.ti/shqiptarja.com)