Fyle i dëshpëruar nga kriza politike

  • 9 years ago
Komisioneri për zgjerim Shtefan Fyle anuloi vizitën e tij në Shkup. Fyle nuk e sheh të arsyeshme vizitën e tij në Maqedoni, përderisa mazhoranca dhe opozita nuk gjejnë zgjidhje për krizën politike, në kohën kur kaluan madje dy ditë nga afati i fundit që ai ua ofroi për tejkalimin e dallimeve. Fyle edhe pse do të vinte në Kuadër të Raundit të katër të bisedimeve të nivelit të lartë, qëllimi kryesor i tij ishte të konstatonte progresin e arritur të palëve në drejtim të arritjes së marrëveshjes.

"Komisioneri Fyle planifikonte të vizitojë Shkupin javën e ardhshme me qëllim që t'i konstatojë arritjet në reformat që ndërlidhjen me integrimet evropiane. Ky do të ishte raundi i katër në kuadër të Dialogut të Nivelit të Lartë si dhe do të vinte në kuadër të përgatitjeve të raportit pranveror të Komisionit. Si pasojë e situatës politike aktuale në Shkup , komisionari konsideron se vizita e tij në këto momente për të diskutuar rreth lëtyre çështjeve është e papërshtatshme", deklaroi Petar Stano, zëdhënës i komisionarit evropian për zgjerim Shtefan Fyle.

Fyle gjithashtu ka shprehur frustrimin e tij nga zvarritja e krizës politike në vend. Ai përmes zëdhënësit të tij Petar Stano, përcolli keqardhjen që liderët politik në vend kanë vënë në rrezik mundësitë për përparimin e vendit në agjendën evropiane, të cilat iu ofruan vendit përmes Dialogut të nivelit të lartë dhe në Samitin e dhjetorit të Këshillit.

"Komisioneri Fyle është i frustruar nga mungesa e progresit që është treguar në drejtim të zgjidhjes së krizës politike dhe vënies në rrezik të mundësive që ofruan raundet e mëhershme të HLAD dhe konkluzionet e dhjetorit për sa i përket afrimit të vendit në BE. Tani është domosdoshmëri për liderët politik në Shkup të marrin përgjegjësinë dhe të gjejnë zgjidhje duke treguar pjekuri të institucioneve demokratike në shtet dhe duke i vendosur interesat e shtetit dhe të qytetarëve në radhë të parë", tha Petar Stano, zëdhënës i komisionarit evropian për zgjerim Shtefan Fyle.

Tone dëshpëruese për shkak të krizës në vend shprehu edhe raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian Riçard Houit. Ai tha se në kushte të tilla të krizës konsiderojë të anulojë votimin e raportit të tij mbi vendin në Parlament, pasi kjo do të ndikonte negativisht tek perceptimet e BE-së.

"Në rrethana të tilla unë kam frikë se raporti që do të votohet do të jetë negativ, dhe me keqardhje duhet të ju tregoj se konsideroj mundësinë që nga Parlamenti Evropian të kërkojë shtyrjen e votimit të raportit tim, si pasojë e rrethanave aktuale politike në vend. Por kjo do të jetë dhe një shans i humbur për të ndikuar rekomandimin e Komisionit në Prill dhe vendimin vijues të Këshillit të BE-së", tha Riçard Houit, raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian.
Houit tha se përgjegjësinë për raportin eventual negativ dhe rrezikimin e të ardhmes së vendit, duhet ta mbajnë të gjitha palët, qeveria edhe opozita. Ai i bëri thirrej qeverisë të zgjidh sa më shpejtë krizën politike, përpara se...

Recommended