Shi meteorësh në Rusi, mbi një mijë të plagosur

  • 9 years ago
Shi i papritur meteorësh goditi sot Rusinë. Dritë e fuqishme, shpërthime dhe tym, u vërejtën në rajonin e Çeljabinskit në Rusi. Nga shiu i meteorëve në Rusi mbetën të lënduar mbi një mijë persona, ndërsa u dëmtuan edhe shumë ndërtesa afariste dhe banesore.

"Shumica e të lënduarve pësuan nga prerjet prej qelqi dhe morën goditje nga sende të forta. Deri më tani, vetëm në këtë ambulancë i kemi kontrolluar rreth 70 pacientë, por, korridoret ende janë përplot me të lënduar", tha Vladimir Basmanikov, kirurg.

Pjesë të meteorëve ranë mbi shumë shtëpi dhe mbi një fabrikë, duke shkatërruar çatinë dhe dritaret. Mbeturinat e meteorëve goditën një shkollë ku janë plagosur katër nxënës. Dëme janë konstatuar në të paktën gjashtë qytete në këtë rajon, që është rreth 1.500 kilometra larg Moskës.

"Rajoni i Çeljabinskit gjendet në zonën kritike, kur bëhet fjalë për shirat meteorit. Presim që ekspertët të dalin me shpjegime konkrete për ngjarjet. Iu bëj thirrje qytetarëve që të jenë të qetë dhe të mos ngrenë panik", tha Sergej Davidov, kryebashkiak i Çeljabinskit

Sipas të dhënave paraprake, shiu i meteorëve është shkaktuar nga copa e asteroidit që në mëngjes kaloi pranë Tokës. Shkencëtarët tani për tani supozojnë se është i mundshëm graviteti i tokës ta kishte shkëputur një pjesë të mundshme të asteroidit. Ministritë përkatëse e ndjekin zhvillimin e situatës, ndërsa i kanë ofruar edhe ndihmën e nevojshme popullatës. Dyqanet për ushqim dhe ilaçe janë nën sigurimin e fortë të policisë. Sipas të dhënave të NASA-s, aktualisht janë mbi 1.300 asteroid, potencialisht të rrezikshëm, orbitat e të cilëve kalojë pranë Tokës. Petar Bllazhevski

Recommended