TIRANE - Prokuroria e Përgjithshme i përcolli sot prokurorisë së Tiranës fillimin e hetimeve të çështjes së Florie Peçit, studentes së mbijetuar në aksidentin tragjik të Himarës, e cila aktualisht është 5 muajshe shtatzënë. Familjarët e Flories, konkretisht i vëllai i saj dorëzoi në Prokurori një kallzim penal ku shkruan se motra e tij është përdhunuar në kushtet e spitalit austriak ku kishte shkuar për mjekim më të specializuar pas aksidentit dhe ishte shtatzënë si rrjedhojë e këtij përdhunimi. (ad.ti/shqiptarja.com)