VLORE - Dy orë makthi këto në lagjen "10 Korriku" të qytetit të Vlorës, ku me një shishe benzine në dorë 45-vjeçari Skënder Musai, nga kati i 11-të i një pallati në ndërtim kërcënoi se do të hidhej nëse nuk zgjidhej problemi i tij i pronësisë. Ai pretendon se sot Policia Bashkiake i ka shkatërruar pa të drejtë dyqanin tij, ndërsa tentoi t'i prishë edhe shtëpinë, të shprehura nga Policia si objekte pa leje. Ka qenë Prokurori i Vlorës Dorjan Tafilaj i cili ka bërë të mundur që pas ankthit të përjetuar të negociohej me Musain, duke realizuar zbritjen e 45-vjeçarit nga kati i 11-të ku kërcënonte se do të hidhej.
(ad.ti/shqiptarja.com)
Comments