Irani synon të ofrojë shembull të mirë në bashkëjetesë të komuniteteve, ku në shumë vende të tjera ato janë në suaza etnicentrizmi e nënvlerësimesh. Në Teheran, këtë javë u mblodhën përfaqësues nga të gjitha nacionalitet, të cilat prezantuan dallimet e tyre dhe traditën e pasur.
"Qyteti ynë jeton në harmoni me traditën dhe të parët tanë. Ne jemi Luri. Disa nga ne jetojnë në qytete e disa në male. Ne mbajmë veshje kombëtare dhe respektojmë traditën e lashtë", deklaroi Naser Azerbaktiç, përfaqësues i grupit etnik Luri.
Veshjet e ndryshme popullore, specialitet e kuzhinës, vallëzimet dhe pjesa tjetër e folklorit, ishin pjesë e repertorit të pasur të festivalit.
"Ne këtu prezantojmë trashëgiminë arabe. Gatimet e grave, kanë në qendër specialitete nga frutat e palmës. Gjithashtu edhe qilimat janë punuar në mënyrë tradicionale', u shpreh Kaled Amin përfaqësues i Kuzistanit.
"Në këtë festival prezantojmë veshjen tonë tradicionale alborziane. Ekspozuam të gjitha veshjet, të cilat janë të ndryshme dhe karakteristike për krahinat tona", tha Ali Druzban, përfaqësues i Albrozëve.
Festivali ka për qëllim të paraqesë edhe dialektet e gjuhës iraniane, tapetat unik të rajonit Kashan, instrumentet muzikore, sendet karakteristike nga mesingu që punohen në Shiraz e deri tek reçeli i njohur i provincës Ishfahan. Petar Bllazhevski