Neziri në Slivnik premton rinovimin e shkollës

  • 9 years ago
Pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, do të përgatitet projekti për rikonstruimin e shkollës fillore "Vasill Gllavinov" të fshatit Slivnik të Velesit. Kështu premtoi zv/ministri i arsimit dhe shkencës Safet Neziri gjatë vizitës që i bëri kësaj shkolle, për të parë nga afër kushtet e vështira për mësim dhe ato higjienike. Neziri tha se afati për fillimin e rikonstruimit të shkollës do të varet edhe nga zgjedhja e kryetarit të komunës së Velesit dhe shprehja e vullnetit nga ana e tij, për bashkëpunim.

"Ne do të bashkëpunojmë me pushtetin e ardhshëm lokal në drejtim për të gjetur një rrugëdalje, një zgjidhje afatgjate për këta nxënës, për këta arsimtarë, për këtë shkollë dhe për këtë vendbanim. Nëse eventualisht nuk do të ketë ndonjë bashkëpunim në këtë drejtim ne do të jemi të obliguar si ministri e arsimit që t'i marrim të gjitha masat e duhura që t'ju krijojmë kushte optimal, që nxënësit të mësojnë në kushte normale në këtë shkollë", d deklaroi Safet Neziri, zv/ministër i arsimit

Punonjësit e shkollës u shprehën të kënaqur nga premtimet e bëra. Mësuesi Qemal Musa, madje tha se prej ekzistimit të Ministrisë së Arsimit në Maqedoni kjo është hera e parë përfaqësues I tyre ta vizitojë këtë shkollë dhe fshat.

"Vetë prezenca e zv/ministrit të arsimit flet mjaft sepse është funksionari i parë i lartë prej kur është formuar Ministria e Arsimit pas mëvetësimit të Maqedonisë, që erdh në këtë shkollë në vizitë, dhe unë i besoj se me punën e vet që e kryen në ministri në këtë mandatin e vet besoj se do të na ndihmojë në këtë drejtim. Duhet edhe disa rrethana të krijohen që të kryhet ky problem dhe besoj se vet prezenca e zv ministrit të arsimit do ti lëviz disa punë që i ka për kompetencë pushteti lokal. Nëqoftëse kryhen ato punë sic ëhstë kanalizimi, funksionimi I ujësjellësit besoj se këto punët tjera do të kryhen me ndihmën e zv/ ministrit", tha Qemal Musa, mësues.

Vizita e zv/ministrit të arsimit Safet Neziri erdhi pasi televizioni Alsat shfaqi disa ditë më parë kushtet e vështira ku mësojnë 75 nxënës. Objekti ekzistues i shkollës fillore në fshatin Slivnik është ndërtuar që në vitin 1985 pas një djegie të tërësishme që pësoi objekti paraprak i vitit 1972. Melihate Rustemi

Recommended