Vrasja në Ersekë, fqinja tregon ngjarjen

  • 9 years ago
Sipas fqinjëve, Antoneta jetonte me vajzën e saj 10 vjec, e cila në momentin e krimit ndodhej në shkollë, ndërsa djalin 8 vjec e mbante ish bashkëshorti. Ngjarjen e ka parë vetëm e ëma e saj e moshuar rreth 80 vjec.
"Pashë policinë që ishte te oborri dhe pyeta çfarë ka ndodhur. Nuk kemi parë asgjë. Këtë unë e njoh dilte, bënte pazare, për të punuar nuk punonte por ishte grua e mirë. Dhe unë shikoj të ëmën që kishte dalë sic ishte me rrobat e natës, e marr e vesh e ul tek dyqani dhe i bëj kafe. Kaq di unë më tutje s'di.
Duart dhe këmbët i kishte tërë gjak se kishte parë çupën që ishte vrarë. Mua s'më ka treguar asgjë tani sepse nuk është në gjendje të mirë dhe e shqetësuar. Atë që e ka vrarë e njoh si djalë, se e njeh tërë qyteti. Eshtë i martuar me grua me djalë familje e rregullt. Ai punon në zjarrëfikëse. Më parë nuk e kisha parë. Të shtënat nuk i dëgjova se bëntë zhurmë llamarina dhe nuk dëgjohej gjë."- pohon fqinjia.

Recommended