PD kalon pr/ligjin e armëve, PS kundër, e sillni në prag të fushatës

  • 9 years ago
TIRANE- Komisioni i Sigurisë miraton në parim me 9 vota pro dhe 4 kundër pr/ligjin për armët. Pr/ligji tepër i diskutuar dhe i debatuar mes mazhorancës e opozitës është miratuar vetëm me votat e mazhorancës.
Edhe në mbledhjen e sotme ka pasur debat mes socialistëve dhe demokratëve. PS është shprehur kundër formulimit të këtij ligji për mënyrën si është ndërtuar dhe nuk asnjë përafërsi me ligjet evropiane. Sipas tyre nëpërmjet këtij ligji sigurojnë lejen për të mbjatur armë më shumë kategori personash, por zv ministri i Brendshëm Arben Ristani e kundërshton.
(ad.ti/shqiptarja.com)

Recommended