27 Shoqata Aksionare dhe shoqata me përgjegjësi të kufizuar kanë abuzuar mjete të Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor. Kompanitë pa lejen e Fondit kanë ulur kapitalin themelues, duke lënë në hipotekë pasurinë e Fondit. Shoqatat gjithashtu kanë harxhuar paratë dhe për të nuk kanë dhënë raporte financiar, ashtu shiç parashohin rregullat ligjore. Nga gjithsej 285 shoqata, sipas informatave të para, 29 prej tyre kanë abuzuar me paratë e afër 290 mijë pensionistëve dhe me paratë e 508 mijë e 888 pensionistëve të ardhshëm. Drejtori i Fondit pensional Bekim Neziri tha se, pas realizimit të revizionit të brendshëm do të pasojnë edhe kontrolle financiare në punën e këtyre shoqatave.
"Nga informacionet të cilat i kemi nga ana e Komisionit për revizion, kemi informacion se te 27 shoqata aksionare ka parregullsi në këtë drejtim dhe mu për këtë edhe e nënshkruajmë këtë memorandum. Besoj se për një kohë shumë të shkurtër, për 3 muaj ne do të kemi edhe numrin konkret në dëmin i cili është bërë në FSPI" , tha Bekim Neziri, drejtor i FSPI.
"Nëse konfirmohen dyshimet për punën e këtyre shoqatave, ne si Polici financiare kemi detyrë në kohën më të shkurtër të mundshme t'i dokumentojmë rastet dhe nëse ka elemente të veprave penale, kundër personave përgjegjës dhe juridik do të ngrihen kallëzime përkatëse", tha Aleksandar Trgaçevski, drejtor i Policisë financiare.
Njeriu i parë i Drejtorisë së të ardhurave publike, Goran Trajkovski tha se në hetime do të ndihmojë edhe DAP-i , ndërsa rezultatet nga revizioni i parë i bërë në këto tre institucione, pritet të publikohen në muajin qershor. Verica Pavllovska
Comments