LSDM: Fjala e fundit për zgjedhjet, më 16 shkurt

  • 9 years ago
LSDM fjalën e fundit për zgjedhjet do ta thotë më 16 shkurt, atëherë kur skadon afati që pjesëmarrësit në zgjedhje t'i dorëzojnë kandidaturat pranë KSHZ-së. Burime brenda kësaj partie bëjnë të ditur se megjithatë LSDM është më afër opsionit të heqjes dorë nga këmbëngulja e deritanishme për t'i thënë 'po 'pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale. Megjithatë nuk është e qartë ende nëse ky vendim i LSDM-së po lëkundet ende nga presioni i ndërkombëtarëve në Shkup apo paketa që kryeministri Gruevski ka ofruar në shkëmbin të qetësimit të krizës. Megjithatë LSDM këmbëngul se verdikti i saj do të shpaloset në 16 shkurt.

"Ato paketa masash pavarësisht se si duken, nuk kanë asnjë rëndësi nëse nuk ka marrëveshje për zgjedhje parlamentare. Pasi, në bazë të deklaratave të djeshme dhe pardjeshme (të Gruevskit) nuk ka marrëveshje për zgjedhje të parakohshme parlamentare, ne nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale dhe do t'i kthejmë mandatet në Parlament", tha Gordan Georgiev, nënkryetar i LSDM-së.

Ndërkombëtarët dje në Shkup lëkundën kambanën e alarmit për pushtetin duke i bërë thirrje që zgjidhjen e krizës ta shikojë jo vetëm në hetimin e ngjarjeve të 24-dhjetorit por edhe në dorëheqjen e mundshme të titullarëve që u përfolën si përgjegjës, kreut të parlamentit Trajko Veljanovski, dhe numrit të një të dikasterit të rendit, Gordana Jankullovska. Por kjo lëvizje e pushtetit do të qëndronte pezull deri më 25 shkurt kur pritet rikonstruimi i mundshëm i qeverisë. Po ashtu ndërkombëtarët mohojnë tezën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare nëse politika e Shkupit ngec për zgjidhjen e çështjes së emrit. Gjithashtu Alsat mëson se opozita nga ana tjetër në tryezë me ndërkombëtarët ka shtruar edhe një opsion tjetër atë të shtyrjes të zgjedhjeve të paktën një muaj, eventualisht pas epilogut të KE-së për raportin pranveror. LSDM-ja ndihet jashtë përgjegjësisë për një raport të mundshëm negativ pasi përgjegjësia që nga incidentet e 24 dhjetorit ka për autor vetëm pushtetin.

"Pavarësisht se sa përpiqet të tornojë makineria mediatike e qeverisë dhe VMRO DPMNE-së, kjo është e pamundur pasi pas ngjarjeve të 24 dhjetorit, Maqedonia u bë një vend jo demokratik dhe të gjitha pasojat për këtë do t'i takojnë qeverisë dhe shumicës parlamentare", tha Gordan Georgiev, nënkryetar i LSDM-së.

Dje të dyja palët nga takimi me Saninon nuk lëshuan pe megjithë këmbënguljen e ndërkombëtarëve në takimet me palët respektive. Sinjali i parë i rrugëzgjidhjes pritet të shihet të shtunën kur zyrtarisht skadon afati i dorëzimit të kandidaturave në KSHZ apo pas vizitës së Fyles në Shkup më 19 shkurt. Semra Jakupi

Recommended