Burrel, Rama me luhatje tensioni, mjekët e trajtojnë me serum

  • 9 years ago
BURREL - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, mori një trajtim shëndetësor, serum, sot në spitalin e qytetit të Burrelit, për shkak të luhatjeve të tensionit, rrugës për atje. Pas stabilizimit të gjendjes, ai doli nga spitali dhe zhvilloi takimin e planifikuar me mjekët në kuadër të Programit të shëndetësisë.

Shqetësimet nisën gjatë udhëtimit, në automjetin me të cilin Rama po udhëtonte. Lajmi u konfirmua për "A1 Report" nga deputeti i PS-së, Qemal Minxhozi. Kryetari i PS-së ishte nisur për në Burrel, në vazhdën e takimeve të tij për të prezantimin e Programit të Partisë Socialiste.
(ad.ti/shqiptarja.com)

Recommended