Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
SANREMO- Edicioni i 63-të i Festivalit të Muzikës italiane në Teatrin Ariston nisi me veprën "Va pensiero" e operës Nabucco të kompozitorit të njohur italian Giuseppe Verdi. Një fillim shpërthyes i dy prezantuesve, Luciana Litizzetto dhe Fabio Fazio. Luciana Litizzetto e cila e veshur me një fustan të zi erdhi në teatër me karrocën e Hirushes dhe bëri një monolog të pasur mbi aktualitetin dhe fushatën zgjedhore në Itali. Ndërsa Fabio Fazio foli për bashkimin e Italisë. Të dy prezantuesit më të dashur të ekranit televiziv italian nuk kursyen batutat mbi politikanët.
(ad.ti/shqiptarja.com)

Category

📺
TV
Comments

Recommended