Autoriteti Ushqimor: Në vendin tonë nuk ka raste me mish kali

  • 9 years ago
TIRANE - Skandali që ka përfshirë Evropën dhe Mbretërinë e Bashkuar, për çështjen e mishit të kalit, i cili ndodhej në disa prej paketave me lazanjë së ngrirë, dyshohet edhe për në vendin tonë.
Në lidhje me këtë problem "Shqiptarja.com" ka pyetur te Autoriteti Kombëtar Ushqimor, nëse ky produkt ka hyrë në vendin tonë. Sipas ekspertëve të AKU-së, në Shqipëri nuk ka pasur raste, ku të jetë tregtuar mishi i kalit.

(ad.ti/shqiptarja.com)

Recommended