Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Moti i ftohtë dhe bora ka ngujuar shumë vende të Ballkanit dhe Evropës. Reshjet intensive të borës në Shqipëri bllokuan disa rajone dhe rrugë të vendit. Në Mat, thuajse prej 4 ditësh janë bllokuar 200 banorë, ndërsa trashësia borës është mbi 70 centimetra. Autoritet rajonale apelojnë se gjendja është shumë serioze sidomos për personat e sëmurë, ndërsa ambulancat po ballafaqohen me mungesë ilaçesh.
Situatë e ngjashme është edhe në disa qytete të Kroacisë. Lidhja Automoto e Kroacisë, bëri të ditur se reshjet e borës po vështirësojnë qarkullimin në shumë akse rrugore në pjesët perëndimore të vendit, sidomos në Gorski Kotar, Lika dhe zonat bregdetare. Sot Zagrebi u zgjua nën një stuhi bore, sda që edhe linjat e autobusëve u ndërprenë. Deri në fund të ditës pritet që trashësia e borës të shkojë në 40 centimetra. Borë e madhe ka rënë edhe në Zvicër, ku aeroporti i Gjenevës punon me orë të kufizuara. Meteorologët parashikojnë mot të ngjashëm, thuajse për gjatë gjithë javës në këto vende. Petar Blalzhevski

Category

📺
TV
Comments

Recommended