Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Dhjetëra mijëra gjermanë kanë veshur kostume laramane dhe kanë festuar me borrë në kuadër të ngjarjes tradicionale "Festivali i qytetit Këln". Ngjarja shënoi kulmin dje gjatë festimeve të "E hëna rozë", ditës që paralajmëron agjërimin e Pashkëve. Manifestimi mblodhi mijëra vizitojë nga e gjithë Gjermania.

"Festivali është manifestim shumë i bukur sidomos "E hëna rozë". Për mua ky është manifestimi më i mirë i vitit", tha një qytetare.

"Jam e mahnitur. Nga Dyseldorfi erdha të kënaqem në këtë ngjarje të mrekullueshme", tha tha një qytetare.

Karnavalet e Këlnit janë një ndër ngjarjet më interesante në Europë. Ato zhvillohen si çdo vit, në orën 11:11 minuta, në ditën e 11 të muajit të 11-të të kalendarit. Kremtimi i tyre ndërpritet në festat e fundvitit, dhe vazhdon pas Krishtlindjeve. Çdo vit manifestim organizohet nga komiteti special i themeluar në vitin 1823. Petar Bllazhevski

Category

📺
TV
Comments

Recommended