Kreditë, bankierët: Kamatat do të ulen!

  • 9 years ago
Bankierët paralajmërojnë uljen e kamatave për kreditë. Njeriu i parë i shoqatës, Gjorgji Janevski thotë se pas uljes së normës së interesit të bono thesareve, do të pasojë edhe ulja e normave të interesit për kreditë, por ulja sipas tij nuk do jetë e madhe.

"Ulja e normës së interesit të bono thesareve nga Banka Popullore, është sinjal për bankat. Kemi informata se disa banka veç më i kanë ulur normat e interesit për depozita, ndërsa në periudhën e ardhshme do pasojë edhe ulje e adekuate e normës së interesit edhe për kreditë. Por nuk duhet të presim ulje të madhe", deklaroi Gjorgji Jançevski, kryetarë i Shoqatës së bankierëve.

Jançevski thotë se edhe në të kaluarën kamatat janë ulur me tempo të ngadalësuar. Norma mesatare e interesit në vitin 2009 ishte 9.3%, ndërsa vitin e kaluar 7.3%. Bankierët thonë se kursimet e qytetarëve janë rritur për 5%, ndërsa depozitat e ndërmarrjeve shënojnë ulje. Sipas bankierëve, ulja është para së gjithash për shkak të likuiditetit të vogël të kompanive dhe rënies së prodhimtarisë industriale. Nga Shoqata gjithashtu u ankuan edhe për mungesën e informatave se cilat ndërmarrje janë neto eksportues sepse bankat nuk kanë bazë të vetme të të dhënave dhe me këtë biznesmenët nuk mund ta shfrytëzojnë lehtësimin e uljes së normave të interesit për këto kompani, që si masë kundër krizës e miratoi qeveria.

"Përgjithësisht, përpiqemi që problemet të mos zgjidhen në mënyrë të pjesshme. Bankat e mëdha që kanë të dhëna më lehtë do i zgjidhin problemet, por duhet të gjendet zgjidhje e vetme që të mund edhe bankat e vogla të kenë bazë të vetme. Kur Banka Popullore të vijë për kontroll tek bankat, ajo duhet të sigurohet se ai që është deklaruar është neto eksportues dhe sipas llogarisë, mund të shfrytëzojë lehtësime në këtë bazë", tha Maja Shterieva, Drejtore e Bankës Komerciale.

Gjatë vitit 2012 bilancet e bankave në krahasim me vitin 2011janë rritur për 2.4%, për kreditë 5.4% ndërsa depozitat për 5%. Përqindja e kredive jofunksionale nga 9.5% është rritur në 11.6%. Verica Pavllovska

Recommended