Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Zëvendësministri i brendshëm, Xhelal Bajrami thotë se do të interesohet për rastin e Mirdita Mirdita Dibranit me origjinë nga Kosova, e cila nuk posedon dokumentin e shtetësisë edhe pse e martuar tani 14 vite në Shipkovicë të Tetovës. Bajrami thotë se një person mund të shpallet e rrezikshëm për shtetin dhe të mos i jepet shtetësi edhe në rastet kur bashkëshorti i saj apo ndonjë familjar i afërt është i përfshirë në ndonjë veprimtari të jashtëligjshme. Por Zëvendësministri Bajrami thotë se do të kërkoj sqarime për rastin në fjalë të sensibilizuar një ditë më parë në Alsat.

"Ka pasur vendim negativ nga ana e Sigurimit Shtetëror mirëpo arsyet unë ende nuk i kam të elaboruar mirë pse është marrë një vendim i tillë. Ndoshta vendimi i tillë do të mund të ndryshojë pasi varet nga momenti ndonjëherë mundet që bashkëshorti i personit në fjalë apo ndonjë i afërt i saj të merret me ndonjë veprimtari të palejuar në Maqedoni dhe ajo të jetë si pasojë pse vendimi ka qenë negativë nga ana e organeve të Sigurimit Shtetëror", tha Xhelal Bajrami -- zv/Ministër i Brendshëm.

Bajrami gjithashtu tha se ai dhe ekipi i tij në MPB po punojnë që në të ardhmen këto procedura të shkurtohen dhe të mos zvarriten nëpër sirtarët e sigurimit të shtetit duke pranuar se shpesh procedurat e tilla vonohen më shumë se sa duhet.

Ndërkohë nëpërmjet një komunikate me shkrim ka reaguar edhe Programi Unik Shqiptar me qendër në SHBA duke thënë se mijëra shqiptar që kanë krijuar familje me shtetas të Maqedonisë vazhdojnë t'u refuzohet e drejta e nënshtetësisë.

'Programi Unik Shqiptar(PUSH), duke vërejtur se prej vitesh partitë politike shqiptare në Maqedoni nuk e kanë në programin e tyre çështjen e nënshtetësive për ta ngritur si çështje delikate në Kuvendin e Maqedonisë, duke vërtetuar se shpeshherë Avokati i Popullit pajtohet me vendimet absurde të MPB-së, vendosëm që këtë çështje ta ngremë në Institucionet Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, gjegjësisht para Kongresit Amerikan', thuhet në reagimin e Programit Unik Shqiptar.

Rikujtojmë, Mirdita Dibrani edhe pas 14 vitesh martesë në Maqedoni dhe pas dhjetëra e dhjetëra aplikimesh për të marrë nënshtetësi, përgjigja e zakonshme që ka marrë nga Ministria e Brendshme ka qenë se ajo përbën rrezik sigurie për shtetin. Nëna e dy fëmijëve, u apeloi qeveritarëve shqiptarë që t'i vijnë në ndihmë pasi sipas saj është i turpshëm dhe jo adekuat arsyetimi, se gjoja, përbën kërcënim për sigurinë e shtetit. Valmir Kuçi

Category

📺
TV
Comments

Recommended