Të dashur Vëllezër,
ju kam thirrur në këtë Koncistor jo vetëm për tre kanonizimet, por edhe për t'ju komunikuar një vendim me rëndësi të madhe për jetën e Kishës. Pasi shqyrtova shumë herë ndërgjegjen time para Zotit, jam tashmë i sigurtë se forcat e mia, për shkak të moshës së shtyrë, nuk janë më të mjaftueshme për të ushtruar si duhet shërbimin tim petrin. Jam mëse i vetëdijshëm se ky shërbim, për thelbin e tij shpirtëror, duhet të kryhet jo vetëm me vepra e me fjalë, por jo më pak, edhe duke vuajtur e duke u lutur. Gjithsesi, në botën e sotme, e cila u nënshtrohet ndryshimeve të shpejta e shqetësohet nga çështje me rëndësi të madhe për jetën e fesë, për të qeverisur barkën e Shën Pjetrit e për të shpallur Ungjillin, është e nevojshme edhe fuqia e trupit dhe e shpirtit, fuqi, që gjatë muajve të fundit, më ka lënë aq, sa të pranoj se nuk jam më në gjendje ta kryej si duhet shërbimin, që më është besuar.
(ad.ti/shqiptarja.com)
Comments