Sondazh: Qytetarët vlerësojnë dorëheqjet e funksionarëve!

  • 9 years ago
Akti i dorëheqjes së deputetit të BDI-së, Arben Labunishta dhe dorëheqjet e paralajmëruara të anëtarëve të tjerë të Qeverisë prej momentit që janë kandiduar për kryetarë komunash, janë vlerësuar si akte pozitive. Kështu tregojnë të dhënat e anketës së realizuar nga 'Instituti për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes së Mirë'. Në pyetjen se si e vlerësojnë qytetarët dorëheqjen e deputetit të BDI-së, Arben Llabunishta dhe dorëheqjet e paralajmëruara të anëtarëve të Qeverisë, 68.6 për qind e qytetarëve pa dallim të kombësisë kanë vlerësuar se një hap i tillë është hap pozitiv. 15.9 për qind e qytetarëve të anketuar kanë dhënë vlerësim negativ ndërsa me nuk e di, janë përgjigjur 15.5 për qind të qytetarëve. Sa i përket përkatësisë etnike të anketuarve, 64.6 për qind e të anketuarve të bashkësisë etnike maqedonase, dhe 69.2 për qind e shqiptarëve, aktin e Llabunishtës e kanë vlerësuar si hap të duhur.

Pozitive 68,6%
Negative 15,9%
Nuk e di /nuk mund të vlerësoj 15.5%

Maqedonas Shqiptarë
Pozitive 64.6% 69.2%
Negative 12.6% 17.4%

Në pyetjen a mendoni se edhe funksionarët tjerë, deputetë, ministra dhe drejtorë duhet të japin dorëheqje, nëse do të kandidohen në zgjedhje lokale, 70.8 për qind e të anketuarve janë përgjigjur me PO, 15 për qind janë përgjigjur se nuk duhet të japin dorëheqje.

Po 70.8 %
Jo 15.0%
Nuk e di /nuk mund të vlerësoj 14.2%

Në anketën e realizuar nga 'Instituti për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes së Mirë' të realizuar nga data 5 deri më 8 shkurt të këtij viti janë përfshirë gjithsej 1060 qytetarë prej të cilëve 64 për qind maqedonas, 25,3 për qind shqiptarë, 2.9 për qind turk dhe të tjerë. Valmir Kuçi