Strugë, fenomeni i papunësisë në rritje e sipër

  • 9 years ago
Papunësia në qytetin e Strugës vazhdon të rritet. Kriza ekonomike ndihet më së shumti në rajonet më pak industriale, kështu që në Strugë, papunësia ka nxjerrë në rrugë edhe ata me kualifikim arsimor të lartë.

"Aktualisht numri i të papunëve është rreth 7000 mijë persona të papunë,struktura e të cilëve për informacionin tuaj më të afërt,është rreth 1450 persona me shkollë të mesme, 103 persona janë më shkollë të lartë dhe rreth 600 persona janë me arsim të lart fakultativ", deklaroi Xhevit Ziba, udhëheqës i Qendrës për punësim.

Një tjetër problem mbetet edhe puna sezonale e punëtorëve të krahut. Ndërtimet kanë reshtur, ndërkohë që alarmante mbetet edhe shuarja graduale e bizneseve të vogla.

"Shumë biznese kanë falimentuar,pra, nuk janë aktiv. Kjo vjen për arsye se njerëzit, prej kësaj krize që e ka kapluar biznesin dhe nuk kanë mundësi që ta vazhdojnë atë dhe ti mbajnë punëtoret të jenë në punë. Sipas shumë arsyeve është edhe largimi i shumë biznese të vogla që kanë qenë në Strugë dhe rrethinë", tha Kamber Bizati, biznesmen.

"Ka një vit që nuk jam në marrëdhënie pune,e kalojmë me shumë vështirësi, gjendjen ekonomike e kalojmë e përballojmë me vështirësi të mëdha,do punosh dy-tre ditë,do rrish një muaj pa punë,kjo nuk është gjë,unë dua të jem në punë i rregullt si gjithë të tjerët në Evropë dhe në botë. Papunësia është në maksimum këtu te ne, siç e shihni edhe vet,gjendjen ekonomike e kalojmë jashtëzakonisht keq", u shpreh Ikmet Dauti, i papunë.

"Jemi në një vend të vogël dhe pa perspektivë, ku nuk hapen vende të reja pune, por ka më shume lojëra fati", tha Artan Iljazi, i papunë.

Në rastin më të keq, në mungesë të vendeve të punës dhe politikave të punësimit, këtë gjendje mund ta zbuste asistenca sociale. Por sipas të dhënave, nga 7000 të papunë, vetëm 488 përfitojnë asistencën sociale. Durim Etemi