Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Kjo është zonja Mirdita Dibrani, me prejardhje nga Kosova. E martuar prej 14 vjetësh në fshatin Shipkovicë të Tetovës, dhe me dy fëmijë, kjo grua nuk ka arritur ende të pajiset me nënshtetësi. Arsyetimi i autoriteteve është se ajo paraqet rrezik për sigurinë dhe mirëqenien e shtetit të Maqedonisë. Për 3 vite me radhë, familja Dibrani mundohet të arrijë këtë të drejtë, por pa sukses. Fillimisht, vendimi i parë nga MPB-ja erdhi pozitiv, por brenda dy-tre ditësh, ai u anulua, me një përgjigje negative. Ironia qëndron tek arsyetimi; edhe pse ajo konsiderohet rrezik sigurie, ajo është e kapshme në çdo kohë nga shteti, dhe nuk është dënuar asnjëherë për ndonjë vepër penale.

"Si të ndjehem unë që jetoj në punën time se nguci askënd, me hallet e dertet e veta dhe tët kthehet kjo punë në kurriz tëndin është shumë e rëndë. S'mund ta marr me mend se asnjëherë se kam bë një gjë të tillë. 1000 kopje letrash kam pru se s'jam e dënuar asnjëherë prej gjyqit as në Kosovë e as në Maqedoni nuk e di ku bazohen at atë unë se jam e rrezikshme për shtetin", tha Mirdita Dibrani.

Nëna e dy fëmijëve Mirdita Dibrani, u bën apel qeveritarëve shqiptarë që t'i vijnë në ndihmë. Sipas saj, është i turpshëm dhe jo adekuat një arsyetim, se gjoja, përbën kërcënim për sigurinë e shtetit.

"Do kisha kërkuar që shteti ti merr parasysh të drejtat e krejt njerëzve, mos ti fajsojnë njerëzit për atë që nuk është për ta fajësua të na lënë secili të gjejmë rrugën tonë. Unë kam problem edhe te nëna kur shkoj fëmijët e mi s'mundem me i nxjerr në kufi, ku shkon ku i çon më thonë, mos i ke vjedh", tha Mirdita Dibrani.

Bashkëshorti Xhemajli Dibrani thotë se tashmë, ndihen të lodhur nga justifikimet. Ata nuk përjashtojnë mundësinë që edhe aplikimet të manipulohen, pasi vendimet e fundit i kanë ardhur pa vulë nga Ministria e Punëve të Brendshme.


"Nuk i kërkojnë një herë duhet kjo, kjo dhe kjo i kompletojsh dhe ia sjellish, unë çdo dy javë me kërkesë të tyre duhet të shkoj në Kosovë të marr nga një dokument që iu duhet. Nuk kam vërtet llogari çdo dy javë të shkoj. Le të mi kërkojnë për një herë këto dokumente duhen çe tri vjet kështu na malltretojnë. Nuk e kuptoj këtë situatë, një dokument më vjen me vulë një pa vulë edhe unë nuk e kuptoj", tha Xhemajli Dibrani, bashkëshorti i Mirditës

Megjithë përgjigjet negative që i vijnë, familja Dibrani thotë se do të vazhdojë të aplikojë, duke mos hequr dorë nga kjo e drejtë. Bashkim Sulejmani

Category

📺
TV
Comments

Recommended