Përplasje të reja mes PDSH-së dhe BDI-së

  • 9 years ago
Akuza të reja nga PDSH-ja, në adresë të partisë shqiptare në pushtet. Pas përplasjes së një dite më parë, mbi protestat e mbajtura para ambasadës serbe në Shkup lidhur me lapidarin e UÇPMB-së në Preshevë, sot deputeti i PDSH-së Bekim Fazliu, akuzoi sërish BDI-në se manipulimet, gënjeshtrat dhe mashtrimet i përkasin Ali Ahmetit dhe Fazli Veliut. Ai madje pyeti BDI-në pse nuk vendos një lapidar të UÇK-së në qendër të Kërçovës dhe Çairit, pse ende nuk kanë rregulluar statusin e ish ushtarëve të UCK-së dhe përse nuk përkujdeset për familjet e dëshmorëve.

"Ku e keni ligjin për rehabilitimin dhe dëmshpërblimin e të burgosurve politikë shqiptarë, që Xhevat Ademi tha se paralelisht me ligjin për lustrim do ta sjellim edhe këtë ligj. Ligji për lustrim është sjellë që moti, ndërsa ai për rehabilitimin dhe dëmshpërblimin e të burgosurve politikë shqiptarë as që ka hyrë në rend dite. Ku ishit ju Fazli Veliu të protestonit për këtë gjë, ku ishit ju kur studentët dhe OJQ-të burgoseshin dhe dënohen vetëm se vizatuan një hartë të Shqipërisë etnike në Tetovë. Ku ishit ju të protestonit për Ibrahim Sulejmanin i cili në vend që të gëzonte lirinë nga interpretimi autentik i ligjit të Amnistisë, gjeti vdekjen në rrethana misterioze në qelinë e burgut... dhe për këtë nuk mban aspak përgjegjësi Blerim Bexheti si ministër i Drejtësisë dhe as burri i Teuta Arifit si avokat i tij. Pse nuk reagove ti Fazli Veliu kur motrat dhe nënat shqiptare tërhiqeshin zvarrë nga ana e policisë maqedonase me aminin e Xhelal Bajramit", deklaroi Bekim Fazliu, deputet i PDSH-së.

Ndaj akuzave të PDSH-së regoi sërish BDI-ja. Zëdhënësi Bujar Osmani tha se këto akuza nuk janë gjë tjetër veçse një fushatë e zezë parazgjedhore e PDSH-së.

"Kjo është pjesë e një propagande të zezë që po mundohet ta imponon edhe në këtë fushatë sikurse e ka imponuar gjithmonë në fushatat parazgjedhore por edhe vet në zgjedhje kur ata kanë organizuar zgjedhjet, ju i dini kasaphanet dhe i dini mënyrat e organizimit të zgjedhjeve kur kjo parti i ka organizuar në të kaluarën. Ne jemi parti e cila asnjëherë nuk jemi marrë me propagandë të zezë, me fushatë të zezë por gjithmonë kemi dalë para qytetarëve me projekte konkrete por edhe me raport konkret për ato se çfarë kemi bërë në të kaluarën. Natyrisht nuk pretendojmë se i kemi realizuar të gjitha premtimet, natyrisht se kanë mbetur shumë punë për tu bërë por, çdo projekt i jonë edhe një herë do të theksojë se është një tullë më tepër në vizionin afatgjatë të cilën BDI e ka marë si obligim para shqiptarëve", tha Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

Një ditë më parë, partitë shqiptare shkëmbyen akuza, duke thënë se shqiptarët e luginës së Preshevës nuk kanë nevojë për mbështetjen e atyre që vranë Harun Aliun, organizuan aksionin 'Monstra' dhe u dekoruan nga ministri serb i mbrojtjes, i cili akuzohet për krime lufte në Kosovë. Ndërsa BDI-ja tha se akuzat e PDSH-së janë jo njerëzore, dhe manipulime që i bën në kurriz të vuajtjeve të vëllezërve nga Lugina e Preshevës.

Me...

Recommended