Jovanovski: Gruevski ka humbur kontaktin me realitetin

  • 9 years ago
'Sa më parë që Gruevski të kuptojë se zgjidhja e vetme për daljen nga kriza politike, është dialogu politik dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, aq më mirë do të jetë për gjithë qytetarët'. Kështu vlerësuan sot nga Fronti opozitar, menjëherë pas marshit me vetura nëpër rrugët e kryeqendrës. Sipas Zoran Jovanovskit, pikënisja e krizës politike në Maqedoni ishin pikërisht paratë. Nga njëra anë ishte plani i LSDM-së për kursim dhe përpjekja për dhënien fund të marrjes së huave nga shteti, dhe nga ana tjetër, është qeveria e Gruevskit që ka shkelur rregulloren, ligjet dhe Kushtetutën, duke shkuar deri aty sa rrahu deputetët dhe largoi me dhunë gazetarët nga salla e Kuvendit. Marshi me vetura vazhdon edhe nesër; përveç Shkupit edhe në shumë qytete të vendit.

"Ai, pas 7 vitesh udhëheqjeje në Maqedoni është plotësisht i dehur nga pushteti dhe ka humbur kontaktin me realiteti. Ose, bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë e gënjejnë! Maqedonia gjendet në një krizë të thellë politike dhe zgjidhja e vetme nga ajo, është dialogu politik dhe marrëveshja politike për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sa më parë që kryeministri Gruevski ta kuptojë këtë, aq më mirë do të jetë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë", deklaroi Zoran Jovanovski, LSDM. Alsat-M

Recommended