Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
TIRANE - Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm ish komandantin e gardës Ndrea Prendi dhe gardistin Agim Llupo, të akuzuar për vrasjen e 4 demonstruesve, Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Aleks Nika, Hekuran Deda përpara godinës së Kryeministrisë, gjatë protestës së opozitës kundër qeverisë më 21 janar 2011. Sipas gjykatës nuk qëndron akuza e vrasjes me dashje. Gjykata urdhëroi dhe lirimin e Agim Llupos nga burgu si dhe heqjen e masës së arrestit shtëpiak për Ndrea Prendin.

Category

📺
TV
Comments

Recommended