Programi i ri kompjuterik do ti shpëtojë nga tatimi i dyfishtë të gjitha nënat që janë në pushim të lindjes dhe ato që një kohë të gjatë kohë janë në pushim mjekësor . Me këtë softuer më në fund duhet të eliminohen parregullsitë e bëra me të cilën të gjithë ato që janë në pushim të lindjes duhej të paguajnë tatim shtesë mbi të ardhurat personale për shkak se e kanë tejkaluar lirimin e parashikuar tatimor. Drejtori i Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Goran Trajkovski, thotë se sistemi kompjuterik dhe ndryshimet e Ligjit për tatimin personal do ta zgjidhin problemin. Softueri, sipas Trajkovskit, do të regjistrojë nëse paratë që janë lëshuar në llogari janë nga pushimi mjekësor i vonuar apo nga veprimtaria plotësuese. Kjo do të fillojë të aplikohet sapo Parlamenti t'ia japë dritën e gjelbër.
"Softueri është një çështje teknike dhe kjo tashmë është bërë në nivelin e Drejtorisë për të Ardhura Publike. E presim ndryshimin ligjor që është në procedurën e Qeverisë. Do të aplikohet sapo të miratohet në Kuvend", tha Goran Trajkovski, Drejtor i DAP.
Ndryshe, deri më tani gratë e sëmura dhe nënat në pushim të lindjes, për shkak të arkës boshe të Fondit dhe vonesës së pagesës së pushimit mjekësor e tejkaluan lirimin e lejuar tatimor dhe kështu dy herë shtetit ti paguajnë një tatim të njëjtë. Verica Pavlloski
Comments