Mërgimtarët shqiptarë nga Dibra, Kërçova dhe Struga që gjatë vite jetojnë dhe punojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, paralajmërojnë investime në Zonën industriale në Kërçovë. Kjo për qëllim për të ulur numrin e papunësisë në Maqedoninë Perëndimore. Ministri i ekonomisë Valon Saraçini tha se për investimet e tyre, me mërgimtarët është marrë vesh gjatë qëndrimit të tij në SHBA.
"Dëgjuam disa nga projekte strategjike në Kërçovë ka një interes të veçantë tani për të gjithë mërgimtarët dhe ekziston një potencial jo vetëm financiar por edhe potencial intelektual I cili do vihet në punë për zhvillimin e rajonit. Patëm disa informata që do I ndajmë me mërgimtarët dhe të cilët me shumë interes po I përcjellin zhvillimet në vendlindje diskutuam në veçanti zonën e lirë që krijohet në Kërçovë çfarë do të thotë ajo për një investitor mërgimtar", tha Ilir Zenku, kryetar i shoqatës "Kërçova" në Çikago.
Ministri i ekonomisë, Valon Saraqini thotë se BDI-ja si partnere e koalicionit qeveritar, siguron investimet e mërgimtarëve shqiptarë në këtë Zonë Ekonomike.
"I kemi siguruar investitorët se investimet e tyre do të jenë të sigurta, stabile dhe ne do të ju mundësojmë edhe përkrahje në sferën e logjistikës mirëpo edhe në sferën e legjislatives dhe besoj se në një afat shumë të shkurt kohor edhe përfaqësues të mërgimtarëve tonë që jetojnë këtu në Nju Jork do të vizitojnë Maqedoninë", u shpreh
Valon Saraqini, ministër i ekonomisë.
Saraqini tha se në SHBA është takuar edhe me Ivanço Ivanovskin, njeriun e parë të firmës "Fast Pak Stor" që është importuesi dhe distributori më i madh i prodhimeve vendore në SHBA.
"Kemi diskutuar për mundësit që rrjeti I kompanive që ka kjo kompani këtu në Nju Jork të zgjerohet edhe më tepër dhe të njëjtën ta prezantojmë edhe në Maqedoni me qëllim që kompanitë tona përveç tregjeve evropiane të shikojnë edhe pak më larg pra të shikojnë edhe tregun amerikan si mundësi për të plasuar produktet e tyre", tha Valon Saraqini, ministër i ekonomisë.
Maqedonia ka këmbim të vogël të mallrave me SHBA-në dhe përveç disa firmave, thuajse aspak nuk jemi të përfaqësuar në këtë treg të madh dhe të pasur. Ndryshe, Saraqini nesër do të takohet edhe me përfaqësuesit e Këshillit shqiptaro- amerikan në Uashington ku do të bisedojnë rreth projekteve të ardhshme në rajon, gjegjësisht thithjen e investitorëve në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri në fushën e energjetikës dhe infrastrukturës. Saraqini do të jetë pjesë në mëngjesin e lutjes që organizon presidenti i SHBA-ve, Barak Obama. Natasha Stojanovska
Comments